LAJMI I FUNDIT:

Turqia nis ndërhyrjen tokësore kundër kurdëve në Siri

Turqia nis ndërhyrjen tokësore kundër kurdëve në Siri

Turqia ka nisur operacionin tokësor kundër kurdëve peshmerga në Siri duke filluar që nga ora 11:05 e ditës së sotme. Lajmi është njoftuar nga Kryeministri turk, Binali Yildirim gjatë një bisede me gazetarë dhe ai pason goditjet ajrore në Afrin, ku është përqendruar edhe e ashtuquajtura foprcë kufitare kurde që është krijuar nga SHBA.

Sipas Yildirim në zonë gjenden 8 deri 10 mijë terroristë, ndërkohë që avancimi i trupave turke shoqërohet nga forca të rebelët e Ushtrisë së Lirë Siriane. Turqia raportohet se ka vënë në veprim edhe një tankiste dhe artilerinë e rëndë.


‘Dega e ullirit’, siç quhet operacioni në fjalë, nuk ka hasur ndonjë rezistencë të madhe deri më tani, pasi siç raporton gazeta turke ‘Hurriyet’, përcjell Telegrafi, kurdët po tërhiqen nga fshtrat e rajonit të Afrin.

Dje Ankaraja zyrtare bëri të ditur se ka vënë në dijeni qeverinë siriane për këtë operacion. /Telegrafi/