LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Përjetë mirënjohës dhe falënderues presidentit Ibrahim Rugova

Haradinaj: Përjetë mirënjohës dhe falënderues presidentit Ibrahim Rugova

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, bëri sot homazhe te varri i Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, në shënim të përvjetorit të 12-të, të vdekjes së tij.

Pas homazheve, kryeministri Haradinaj, i shoqëruar nga veprimtari i njohur shqiptaro-amerikan, Hajdar Bajraktari, vizitoi familjen e presidentit Rugova, ku u prit nga bashkëshortja e tij, Fana, djemtë Mendimi e Uka, vajza Teuta, si dhe anëtarët tjerë të familjes.


Kryeministri Haradinaj vlerësoi lartë figurën e presidentit Rugova, duke kujtuar të arriturat që ai i bëri për vendin dhe popullin e tij.

Duke e siguruar familjen Rugova se do të jetë gjithmonë pranë tyre, kryeministri Haradinaj tha se Kosova dhe populli i saj do të jetë përjetë mirënjohës dhe falënderues Rugovës, për gjithë atë që presidenti Rugova ka bërë për Kosovën dhe shqiptarët.

“Është përvjetori i vdekjes së presidentit tonë të parë dhe historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. I bëmë nderim te varri dhe vizituam edhe familjen. Sot për simbolikë, ashtu sikur edhe presidenti ka qenë çdo herë i përcaktuar, sytë dhe orientimin kah Amerika, unë kam një bashkatdhetar, shqiptaro-amerikan, Hajdar Bajraktarin, i cili gjatë gjithë kohës ka qenë afër presidentit. Nuk është i vetmi, ka pasur shumë shqiptarë që e kanë përkrahur atë lëvizje për Kosovën e pavarur para luftës, gjatë luftës, por edhe sot. I shprehim respekt jetës dhe veprës së presidentit Rugova. Është një respekt i përjetshëm. Lavdi”, ka thënë kryeministri Haradinaj, pas vizitës që i bëri familjes së presidentit Rugova. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori