LAJMI I FUNDIT:

Trupat e Ushtrisë së Lirë Siriane dhe ato Turke kalojnë në zonat e okupuara në Afrin

Trupat e Ushtrisë së Lirë Siriane dhe ato Turke kalojnë në zonat e okupuara në Afrin

Një pjesë e trupave të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) kanë filluar që të hyjë në zonat e okupuara nga organizata terroriste PYD/PKK në Afrin të Sirisë. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia po bën atë që është e nevojshme me operacionin e forcave turke në Afrin, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas gjuajtjeve artilerike të njësive të Forcave të Armatosura Turke (TSK) ndaj objektivave të përcaktuara më parë, anëtarët e ULS-së të cilët janë dërguar nga rajone të ndryshme të Sirisë, kaluan në pjesën e Afrinit, duke depërtuar me automjete të blinduara nga linja kufitare Kilis-Hatay.


Njoftohet se trupat e ULS-së deri më tani nuk janë përballur me ndonjë rezistencë.

Avionët luftarakë të TSK-së kanë goditur pikat e vëzhgimit dhe një numër të madh të objektivave të organizatës terroriste PYD/PKK në veri të Sirisë, në Afrin.

Sipas informacioneve nga gazetari i AA-së në Idlib, avionët luftarakë të TSK-së kanë bombarduar pikat e vëzhgimit dhe objektivat e PYD/PKK-së në fshatrat Celeme, Himdiye, Haclar, Freriye dhe Tel Sellür të qytezës Cinderis, në linjën kufitare të Afrinit me Turqinë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në një deklaratë përafërsisht para 2 orësh ka deklaruar se “Operacioni në Afrin ka filluar në terren. Pas këtij operacioni pason Munbixhi”.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia po bën atë që është e nevojshme me operacionin e forcave turke në Afrin.

“Ne u thamë të mos fillojnë t’i sulmojnë trojet tona dhe të mos na i vështirësojnë kufijtë tanë. Nuk dëgjuan. Këtë ua kemi thënë edhe atyre që duken si aleatë tanë. U thamë se bëhet fjalë për PKK-në dhe se këta janë PYD. Këta janë të njëjtë, janë YPG. U thamë të mos hyjnë në Rakka së bashku me terroristët”, tha Erdogan në një fjalim para qytetarëve në Uşak të Turqisë, ku mbahet Kongresi i Gjashtë i Zakonshëm i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

“U thamë se DEASH është organizatë terroriste, andaj të mos e mposhtin një organizatë terroriste me një tjetër, por këtë punë ta rregullojmë së bashku. Nuk dëgjuam. ‘Mirë, ju dini’, u thamë. Tani ne po bëjmë gjënë e nevojshme. Po e kryejmë vetë punën tonë”, shtoi Erdogan.

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) njoftuan fillimin e operacionit “Dega e Ullirit” në Afrin në veri të Sirisë kundër objektivave të organizatës terroriste PYD/PKK.

Në një njoftim nga Shtatmadhoria e Turqisë, thuhej se operacioni ajror po zhvillohet duke respektuar integritetin territorial të Sirisë dhe në kuadër të së drejtës ndërkombëtare.

“Operacioni po realizohet duke respektuar integritetin territorial të Sirisë, në kuadër të të drejtave të shtetit tonë të cilat rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën kundër terrorizmit dhe ‘e drejta e vetëmbrojtjes legjitime’ e cila qëndron në nenin 51 të Konventës së OKB-së”, thuhej në njoftim.

Më herët, presidenti Erdoğan paralajmëroi se pas operacionit në Afrin, do të pasojë Munbixhi.

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori