LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq, mesazh serbëve: Qëndroni në Kosovë, luftë krimit në veri dhe siguri (Foto)

Vuçiq, mesazh serbëve: Qëndroni në Kosovë, luftë krimit në veri dhe siguri (Foto)

E plotësuar: President i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vendosur kurora lulesh në vendin e vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare Liria, Demokracia, Drejtësia, Oliver Ivanoviq, para zyrave të partisë së tij.

I pari i shtetit serb, ka kërkuar që sa më shpejt të zbardhet vrasja e tij, ndërsa ka ritheksuar Serbia ka kërkuar të merr pjesë në hetime.

Njerëzit tanë janë shumë të mërzitur me vrasjen e fundit kriminale të Oliver Ivanoviqit.


“Ne do të shohim se si do të kryhen hetimet. Ne do të shkëmbejmë informata, pasi që unë shoh se ata po flasin për shkëmbimin e informacionit, edhe pse kemi kërkuar të marrim pjesë në hetim, por nuk do të presim të mësojmë nga gazetarët. Do shikojmë nëse rezultatet përfundimtare të hetimit do të na dërgojnë tek kryerësit e krimeve të neveritshme në Mitrovicë. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë shumë gjëra do të jenë më se të qarta për ne”, ka thënë Vuçiq.

Ai ndër të tjera, porositi serbët, të qëndrojnë në Kosovë, pasi që shteti serb do ta mbështes ekonomikisht dhe në aspekt të sigurisë.

Vuçiq, mesazh serbëve: Qëndroni në Kosovë, luftë krimit në veri dhe siguri (Foto)

E plotësuar: Vuçiq gjatë qëndrimit në Manastir, u dërgoi tre mesazhe serbëve: Të qëndrojnë në Kosovë, luftën kundër krimit në veri, dhe siguria për serbët.

“Serbët duhet të qëndrojnë dhe të mbijetojnë në Kosovë ndërsa shteti i Serbisë duhet të vazhdojë t’i ndihmojë”.

“Shteti i Serbisë do të vazhdojë të ndihmojë serbët në Kosovë, për të siguruar përparimin e tyre ekonomik dhe për të gjetur mekanizma të reja për të siguruar sigurinë e tyre dhe për t’u marrë me krimin dhe korrupsionin”.

“Unë erdha për t’u treguar shqiptarëve se Serbia jo vetëm që dëshiron paqe, por do të bëjmë çmos për ta ruajtur atë dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Jam për të siguruar qëndrueshmërinë e paqes dhe sigurisë për çdo familje serbe dhe shqiptare”, tha Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq viziton Manastirin e Banjskës (Foto/Video)

E plotësuar: Presidenti serb, i shoqëruar nga drejtori i ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Gjuriq, ka vizituar manastirin e Banjskas.

Në manastirin e Banjskës, presidenti serb u prit nga qytetarët dhe priftëria e manastirit me peshkopin Teodosio. Vuçiq shoqërohet edhe nga shefi i BIA-s, Bratislav Gasiq.

Vuçiq hyn në Kosovë, ndryshon agjendën në momentet e fundit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq me eskortën e tij, para pak minutave kanë hyrë në territorin e Kosovës përmes kufirit të Jarinjes.

Vizita e tij ndodh pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, që ndodhi këtë javë në veri të Mitrovicës, ku vrasësit dhe motivet e vrasjes ende nuk dihen.

Ndërkohë, ka ndryshuar agjenda e tij.

Së pari ai do ta vizitojë manastirin Banjska. Pastaj nga ora 12:00, do të bëjë homazhe në vendin ku është vrarë Oliver Ivanoviçi.

Rreth orës 12:15 do të ketë takim me përfaqësuesit serbë në Kosovë, në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut.

Pastaj do të niset për në Graçanicë, ku në orën 17:00 do ta vizitojë Manastirin, pastaj në ora 17:30, do të ketë takime me qytetarë në Shtëpinë e Kulturës në Llapnasellë.

Vizita e Vuqiçit po vjen në një kohë mjaft të tensionuar të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Dialogu në Bruksel është ndërpresë me kërkesën e Serbisë deri në zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit.