LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kemi qenë me fat që e kemi pasur ndihmën e vendeve mike

Haradinaj: Kemi qenë me fat që e kemi pasur ndihmën e vendeve mike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti një grup prej 120 studentëve nga Universitetet e Vjenës dhe Venedikut, duke thënë se është respekt i madh për Kosovën që këta studentë janë këtu sot dhe i falënderoi për angazhimin e tyre që po japin për një imazh të mirë për vendin tonë te vendet ku ata jetojnë.

Kryeministri Haradinaj tha se Kosova ka arritur rezultate të mira në shumë fusha të jetës së saj politike, sociale, ekonomike, por theksoi edhe sfidat të cilat i përcjellin veprimtaritë e ndryshme të jetës.

Kryeministri njoftoi studentët poashtu për çështjen energjetike, sundimin e ligjit, forcimin e institucioneve për zbatimin e ligjit, shëndetësinë, arsimin dhe fusha të tjera të rëndësishme.


“Ne do të përkushtohemi për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë dhe jam optimist për Kosovën, me të gjitha sfidat dhe vështirësitë tona. Ne kemi qenë me fat, që në rrugëtimin tonë, e kemi pasur ndihmën e vendeve mike”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se me rëndësi të veçantë është që të gjithë të ndihen të barabartë, pa marrë parasysh etnitetin e tyre.

Udhëheqësja e këtij grupi, Marijana Grandits nga Universiteti i Vjenës falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritje, duke theksuar se vizita në Kosovë është mundësi e mirë për t’u njoftuar për situatën këtu, për vizionin dhe planet e kryeministrit Haradinaj për Kosovën.

Ajo tha se tash e 15 vjet prej kur vizitojnë Kosovën kanë marrë përshtypje të mira nga njerëzit këtu.

Kryeministri Haradinaj u është përgjigjur studentëve në pyetjet e tyre që kishin të bënin me reformat në arsim, llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve, çështjen e liberalizimit të vizave dhe demarkacionin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Lajme
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Kalo në kategori