LAJMI I FUNDIT:

Sanxhaku i kërkon BE-së të shqyrtojë Kapitujt 23 e 24 për integrimin e Serbisë

Sanxhaku i kërkon BE-së të shqyrtojë Kapitujt 23 e 24 për integrimin e Serbisë

Partia e Aksionit Demokratik e Sanxhakut, thotë se dëshiron që të informojë opinionin ndërkombëtar se si sot 8 vjet më parë, më 17 janar 2009, një grup i personave të armatosur, pa asnjë lloj autorizimi, ka hyrë në hapësirat zyrtare të Partia e Aksionit Demokratik (SDA) së Sanxhakut dhe kanë shtënë në udhëheqjen e partisë.

Përmes një kumtese për media, PADS, njofton se plot 9 vite, autoritetet shtetërore nuk e kanë ndriçuar këtë atentat politik, sikurse edhe shumë krime të tjera kundër boshnjakëve që nga viti 1990 deri më tani.

“Ky krim dhe krime të tjera të pazgjidhura kundër boshnjakëve në Sanxhak novitet e ’90 tregojnë qëndrimin tolerant të autoriteteve serbe ndaj krimeve kundër boshnjakëve të Sanxhakut”, thuhet në kumtesë.


Sipas kësaj kumtese, këto janë vetëm disa nga arsyet pse boshnjakët e Sanxhakut nuk i besojnë autoriteteve shtetërore serbe.

“Autoritetet shtetërore serbe, kryesisht gjyqësori dhe policia, kanë humbur të drejtën dhe besimin për të vepruar në Sanxhak. Për këto arsye, PAD (SDA) e Sanxhakut, si parti parlamentare e minoriteteve kërkon ndryshime urgjente dhe të domosdoshme të Kushtetutës së Serbisë në mënyrë që më në fund të zgjidhet statusi i Sanxhakut dhe statusi i popullit boshnjak në Serbi”.

Në fund, PADS i bën thirrje Qeverisë së Serbisë dhe Bashkimit Evropian për një rishikim urgjent të Planit të Veprimit të Kapitullin 23 dhe 24 për pranimin e Serbisë në BE, plani i veprimit të pakicave dhe të drejtën e minoriteteve për të ndërtuar shtetin e së drejtës, sundimit të së drejtës dhe barazisë para ligjit./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Kalo në kategori