LAJMI I FUNDIT:

Nasim Haradinaj: Ambasadori amerikan është një “palaço”

Nasim Haradinaj: Ambasadori amerikan është një “palaço”

Deklarata e ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, lidhur me tentativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ka ngjallur reagime të ashpra tek organizata e veteranëve të UÇK-së.

Është nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili e quan Delawin një palaço, i cili me deklarata të tilla po i thyen të gjitha rregullat dhe përgjegjësitë që ai ka si ambasador.

Madje ai thotë se nëse Delawie ka fakte për këto që i ka thënë, le të paraqitet si dëshmitar në Gjykatë.


“Delawie më së pari është treguar një palaço, kur i ka thyer të gjitha rregullat dhe të  gjitha përgjegjësitë e tij si diplomat që i ka. Delawie nëse ka prova për komandantët që kanë bërë krime le të urdhëron si dëshmitar. Nuk është Dealawie i plotfuqishëm që të flas çfarë të do ai. Delawie më së pari nuk e përcakton dhe nuk mund të sillet në Parlamentin e Kosovës, sikur janë sjellë ushtarët e tij në kampin e Guantenamos. Prandaj, Delawie të jetë shumë i kujdesshëm çka fol. Ka thanë se për ata që kanë iniciuar shfuqizimin e Gjykatës do të merren masa. Unë po i them Delawies se t’i nuk mund të marrësh masa asnjëherë, ti e ke të drejtën e diplomatit. Diplomatët te na shkojnë e vijnë për çdo ditë, e kryejnë detyrën prej diplomatit dhe mos t’i kalojë kompetencat e tij”, pohoi Haradinaj.

Ai shtoi se Kosova me kërkesën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, nuk po i rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në, por vetëm me Delawien.

“Ne nuk i rrezikojmë marrëdhëniet me SHBA-të, ne i rrezikojmë marrëdhëniet me Delawie-n, e me ata Delawie-t e tjerë që janë. SHBA i njeh miqtë e vet, SHBA nuk mund ta gjykojë luftën e UÇK-së, kështu që Delawie dhe Delawiet e tjerë le të rrinë. Delawie nuk mund t’i thyej rregullat dhe të hyjë në Parlamentin tonë, sikur me hy në stallë të kafshëve, apo siç kanë bërë ushtarët e Delawie-s në kampet e Guantenamos, që kanë keqpërdor të burgosurit. Delawie nëse din që ushtarët e UÇK-së kanë bërë krime le të urdhëron si dëshmitar”, tha ai. /KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori