LAJMI I FUNDIT:

Ministri Beqaj zotohet se prodhuesit vendorë do të përkrahen edhe në aspektin ligjor

Ministri Beqaj zotohet se prodhuesit vendorë do të përkrahen edhe në aspektin ligjor

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, në kuadër të aktiviteteve për njohjen e ndërmarrjeve që synojnë rritjen e efektshmërisë së prodhimit përmes inovacionit, ka vizituar sot fabrikën për prodhimin e qeseve plastike “Scampa”.

Pas vizitës në hapësirat prodhuese të kësaj fabrike, ministri Beqaj ka theksuar rëndësinë e përkrahjes se prodhuesve kosovarë në rritjen e prodhimit dhe ngritjen e nivelit të eksporteve.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne që të përkrahim prodhimin vendor dhe prodhimin që shkon drejt eksportit. Unë e sigurova prodhuesin “Scampa” se përkrahja institucionale nuk do të mungojë qoftë në bazën ligjore edhe në aspekte të tjera”, tha ministri Beqaj.


Ministri Beqaj inkurajoi pronarin e fabrikës “Scampa” me rastin e fillimit të bashkëpunimit me kompani belge për prodhimin, që përfshinë inovacion të tërësishëm për kryerjen e shërbimeve.

“Ajo që më bëri përshtypje është se të gjitha mbetjet riciklohen dhe kthehen në prodhim. Për mua janë shumë me rëndësi ambiciet e kompanisë “Scampa”, shtoi ministri Beqaj.
Pronari i fabrikës “Scampa”, Kujtim Gjevori, theksoi se themelimi i kësaj fabrike ka bërë që të ndalet importi i qeseve plastike dhe që tashmë kjo fabrikë synon eksportin edhe në vendet jashtë Kosovës.
Fabrika e prodhimit të qeseve plastike “Scampa” veprimtarinë e saj prodhuese e zhvillon në Parkun e Biznesit në Drenas. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Ekonomi
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Ekonomi
Kalo në kategori