LAJMI I FUNDIT:

Njeriu që vodhi 500 mijë dollarë dhe nuk u pa kurrë më – ka disa teori rreth zhdukjes së tij!

Njeriu që vodhi 500 mijë dollarë dhe nuk u pa kurrë më – ka disa teori rreth zhdukjes së tij!

Bill Brennan më 22 shtator 1992 erdhi në Stardust Casino në Las Vegas, duke u lajmëruar në punë sikurse çdo ditë tjetër.

Por, kur atë mëngjes shkoi në shtëpi me vete mori 500 mijë dollarë në para kesh dhe çipa.

Megjithëse plaçkitja si e tillë nuk është e pazakontë, ajo që e bën tërë çështjen interesante është se asnjë nga kamerat e shumta të vëzhgimit nuk e ka regjistruar, dhe menaxhmenti i kompanisë nuk kishte idenë se punëtori i tyre i vjetër do të vidhte aq shumë para.


Brennan për të ardhur deri te pasuria nuk iu nevojite as revolja dhe as kërcënimet, por vetëm mori paratë dhe u largua.

Kjo do të ishte e pamundur të ndodhte në një kazino ku realizohet profit me qindra miliona dollarë dhe e cila ka sistemin më të mirë të mundshëm të sigurisë.

Ajo që e bën storien edhe më interesante është se Bill ende nuk është kapur deri në ditët e sotme.

Pasi në kazino kuptuan për plaçkitjen, njoftuan policinë, e cila nisi hetimet pa mundur të gjejnë asnjë gjurmë të tij.

Dyshohet se ai kishte lidhje me një klient të rregullt të kazinosë, pasi disa javë pasi ishte zhdukur Brennan, ishte zhdukur edhe miku i tij.

Shumë mendonin se të dy ata kishin planifikuar bashkërisht plaçkitjen, e cila është një zgjidhje e mundshme.

Lojtari i pasur mund të kishte të bënte me krimin e organizuar dhe Brennan ishte një njeri i dobishëm brenda për të kryer krimin.

Partnerë të përsosur – njëri vjedh paratë dhe tjetri ia mundëson ndërrimin e identitetit.

Megjithatë, edhe sot pas 26 vjetësh askush nuk mund të thotë me siguri se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.

Brennan edhe më tej konsiderohet si njëri nga të arratisurit më të kërkuar në SHBA dhe ndodhet në listën e FBI-së.

Një nga teoritë është se Brennan mori dokumente të reja dhe shkoi për të jetuar diku tjetër në botë dhe për t’u kënaqur me paratë, por një tjetër teori thotë se ai kurrë nuk u largua nga qyteti dhe nuk ishte më gjallë – por mafia e përdori vetëm për të holla dhe më pas e hoqën qafesh, pasi nuk iu nevojitej më. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Franca ndalon dërgimin e armëve në Izrael, Macron:

Franca ndalon dërgimin e armëve në Izrael, Macron: "Libani nuk mund të bëhet Gaza e re"

Botë
E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

Evropa
Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Evropa
Ushtria izraelite publikon hartën me zonat që kërkon të evakuohen pasi në to do të përdoret

Ushtria izraelite publikon hartën me zonat që kërkon të evakuohen pasi në to do të përdoret "forcë e madhe"

Azia
Pas sulmeve vdekjeprurëse mbi Hezbollahun, aviokompania Emirates ua ndalon pasagjerëve përdorimin e pejxherëve dhe radiolidhjeve

Pas sulmeve vdekjeprurëse mbi Hezbollahun, aviokompania Emirates ua ndalon pasagjerëve përdorimin e pejxherëve dhe radiolidhjeve

Azia
Udhëheqësi i lartë i Hezbollahut i supozuar për të zëvendësuar Nasrallahun, 'i paarritshëm' që nga e premtja

Udhëheqësi i lartë i Hezbollahut i supozuar për të zëvendësuar Nasrallahun, 'i paarritshëm' që nga e premtja

Azia
Kalo në kategori