LAJMI I FUNDIT:

Kush triumfoi në Garat e Kontabilitetit?

Kush triumfoi në Garat e Kontabilitetit?

Nganjëherë, përballja me konkurrentët në aspektin garues, pa marr parasysh fitoren apo humbjen, padyshim se na bënë më të fortë emocionalisht dhe profesionalisht. Kolegji Universum,është institucioni i cili gjithmonë ka inkurajuar dijen dhe konkurrencën pozitive mes studentëve në fusha të ndryshme, andaj, sot në ambientet e këtij institucioni, u mbajt një garë ku studentët e tij patën mundësi të testojnë vetën më tutje në aspektin akademik.

Gara e Kontabilitetit ishte aktiviteti i radhës i organizuar enkas për studentët e të gjitha kampuseve të Kolegjit Universum, aktivitet i cili ka për qëllim vlerësimin e njohurive të studentëve në lëndën e Kontabilitetit.

Garues për Kampusin e Prishtinës ishin: Fatlinda Shermetaj, Ali Abbaz, Arton Ibrahimi, Agnesa Hajdari dhe Granit Olluri, për Kampusin e Ferizajt: Elitë Bardhi, Blerton Syla, Lirim Ibrahimi, Kastriot Palloshi dhe Ramiz Ismajli si dhe për Kampusin e Gjakovës: Shqipe Popaj, Ngadhnjim Dujaku, Eulant Mamusha, Eurona Kastrsi dhe Bernardeta Lleshaj.

Gjatë kësaj gare adrenalina e emocionet nuk munguan, e të cilat padyshim u transmetuan edhe të audienca e juria prezente e kësaj gare. Ajo çka e bëri garën akoma më dinamike e sfiduese,ishte ndjenja për të dal triumfues.

Ekipi më i mirë dhe fitues i kësaj gare ishte ekipi nga Kampusi i Prishtinës, të cilët në fund fituan një trajnim falas më të avancuar në lëndën e Kontabilitetit, të cilën do e mbajë profesor Artan Haziri, dhurata u shpërndanë edhe për të gjithë pjesëmarrësit e tjetër garues.

Ky as sesi nuk do jetë aktiviteti i fundit i organizuar, idetë për të realizuar ngjarje të tilla janë të pranueshme edhe nga çdo student që është pjesë e Kolegjit Universum, andaj krejt çka mbetet është të shihen edhe aktivitetet tjera në vazhdim.

Për të mësuar më shumë rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve në Kolegjin Universum, ju lutem ndiqni faqen në Facebook, kontaktoni në: info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Ekonomi
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Ekonomi
Kalo në kategori