LAJMI I FUNDIT:

Ish-ambasadori holandez në Kosovë i drejtohet Vuçiqit: Mos derdhni lot krokodili për Ivanoviqin

Ish-ambasadori holandez në Kosovë i drejtohet Vuçiqit: Mos derdhni lot krokodili për Ivanoviqin

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar pas vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare serbe, Oliver Ivanoviq.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur indinjatën e thellë me aktin e vrasjes së Ivanoviqit duke thënë që ishte ndër të paktit që guxoi të sfidonte sistemin një partiak të instaluar nga Vuçiqi në Kosovë.

“Oliveri është i vdekur, njëri nga të vetmit që guxoi të sfidonte sistemin një partiak të instaluar nga Vuçiq përmes Listës Serbe në Kosovë”, shkruan Bosch,transmeton lajmi.net.


Duke komentuar reagimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ish-ambasadori Holandez në Kosovë tha që këto janë reagime fallco, pasi që sipas tij, Vuçiq po derdh lot krokodili për vrasjen e Ivanoviqit.

“Ju lutem mos derdhni lot krokodili Zotëri Vuçiq, duhet të pajtoheni me faktin se Policia e Kosovës tani është në gjendje që të krijojë rregulla të reja dhe ligje në veri të Kosovës”, shtoi Bosch.

Ai shkruan se shpreson thellë që FBI të ndihmojë në zbardhjen e rastit, andaj thotë se është i gëzuar që organet e rendit po instalojnë ligjin në veri të Kosovës.

Ky është shkrimi i plotë i Bosch në Facebook:

Oliveri është i vdekur, njëri nga të vetmit që guxoi të sfidonte sistemin një partiak të instaluar nga Vuçiq përmes Listës Serbe në Kosovë.

Ju lutem, Zotëri Vuçiq, mos derdhni lot krokodili, duhet të pajtoheni me faktin se Policia e Kosovës tani është në gjendje që të krijojë rregulla të reja dhe ligje në veri të Kosovës.

SHBA-të paralajmërua për trazira dhe incidente gjatë javës së kaluar. Shpresojë thellë që FBI të ndihmojë në zbardhjen e rastit.

Oliver Ivanoviq, politikani serb nga Kosova i dyshuar për krime lufte të kryera kundër civilëve shqiptar, së fundi kundërshtar i Qeverisë Serbe, të udhëhequr nga Vuçiq, u vra të martën mbrëma.

Ivanoviq, që konsiderohet si njëri ndër politikanët më të përkrahur dhe më të votuar që nga paslufta në Kosovë, u qëllua për vdekje nga atentatorë të paidentifikuar deri më tani afër zyrës së tij në Mitrovicën Veriore.

Vrasja e Ivanoviq ka thelluar krizën në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Delegacioni serb ka anuluar vazhdimin e dialogut, që pritej të vazhdonte të martën pas një viti pauzë. Në anën tjetër autoritetet në Kosovë kanë premtuar që do të hedhin dritë mbi këtë vrasje dhe të gjejnë e autorëve të këtij krimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori