LAJMI I FUNDIT:

“Plastika po futet në ujin, ushqimin, madje edhe trupin tonë”: Brukseli në luftë kundër mbeturinave plastike

“Plastika po futet në ujin, ushqimin, madje edhe trupin tonë”: Brukseli në luftë kundër mbeturinave plastike
PLYMOUTH, ENGLAND - AUGUST 08: Volunteers collect plastic rubbish and waste washed up on the beach besides the University of Plymouth's Marine Station as they take part in a awareness-raising event organised by the all-female eXXpedition crew who are preparing to sail around Britain to highlight plastic in the oceans on August 8, 2017 in Plymouth, England. In a pioneering sailing expedition, starting and finishing at the University of Plymouth's Marine Station, a diverse group of women will collect water samples to measure for micro-plastics and other toxic chemicals, as well as hold events in the various ports that they sail to including Cardiff, Belfast, Arran, Stornaway, Edinburgh, London and Plymouth. (Photo by Matt Cardy/Getty Images)

Komisioni Evropian të martën filloi një përpjekje për të pastruar oqeanet e mbytur nga plastika dhe deponitë e mbushura.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, strategjia e Plastikës është një përpjekje për t’i bërë kompanitë dhe konsumatorët të heqin varësinë nga plastika, me qëllim që të sigurojnë që të gjitha paketimet plastike të jenë të ripërdorshme ose të riciklueshme, deri në vitin 2030.

“Nëse ne nuk ndryshojmë mënyrën se si prodhojmë dhe përdorim plastikën, do të kemi më shumë plastikë sesa peshq në oqeanet tona deri në vitin 2050”, tha nënkryetari i parë i Komisionit, Frans Timmermans.


“Ne duhet të ndalojmë që plastika të futet në ujin tonë, ushqimin tonë, madje edhe trupin tonë”.

Nisma vë përballë Brukselin përpara një çështjeje të shqetësimit publik në rritje, duke e bërë ndoshta një fitore të lehtë politike.

Një qasje më e ashpër në plastikë mund të krijojë vende pune në riciklimin, inxhinieri dhe hulumtime, ka vlerësuar Komisioni.

Sipas mediave, strategjia është një grumbull i propozimeve legjislative, përditësime të qëllimeve ekzistuese dhe masave të tjera që ende duhet të dakordohen me Parlamentin dhe Këshillin.

Evropa prodhon rreth 26 milionë tonë plastikë në vit, por vetëm rreth 30 për qind e tyre riciklohen. Pjesa tjetër është kryesisht e djegur ose e hedhur në deponitë.

Komisioni vlerëson humbjen ekonomike në 100 miliardë euro në vit vetëm për paketimin e plastikës.

“Dikush duhet të jetë i interesuar për këto para”, tha nënkryetari i Komisionit Jyrki Katainen.

Siç thuhet më tej, strategjia përfshin kërkesa të reja për të dizajnuar produkte që janë të riciklueshme dhe standardet e cilësisë në mbarë BE-në për mbetjet plastike, të cilat më pas mund të mbyllen më lehtë në zinxhirin e prodhimit.

Ai gjithashtu do të inkurajojë prodhuesit që të përdorin sa më shumë materiale të ricikluara të jetë e mundur.

E për të ndihmuar, Brukseli do të shpenzojë 100 milionë euro në vit për riciklimin dhe riciklimin e plastikës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën

Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën

Amerika
Zhvillimet e fundit në Gjermani, reagon edhe ish-kancelarja

Zhvillimet e fundit në Gjermani, reagon edhe ish-kancelarja

Evropa
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’

Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’

Amerika
Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur

Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur

Evropa
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë

SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë

Evropa
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Amerika
Kalo në kategori