Igor Sholtes, raportues i posaçëm në Parlamentin Evropian për Kosovën në një intervistë për Deutche Wellen ka kërkuar që të mos shfuqizohet ligi për Gjykatën Speciale dhe të miratohet marrëveshja për demarkacionin.
Ai ka thënë se misioni i BE në Kosovë dhe shtetet e Kuintit kanë shprehur pakënaqësi të thellë me idenë për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale për krime lufte.
“Fakt është që një vendim i tillë do të paraqiste një hap të madh mbrapa për Kosovën. Ky vendim do të ishte në kundërshtim të drejtpërdrejtë me parimin e sundimit të ligjit dhe do të lëkundte kredibilitetin e Kosovës si një partner të barabartë me BE. Mendoj se një vendim i tillë do të rrezikonte shumë përparimin që është arritur në Kosovë në disa vitet e fundit. Mendoj se edhe ky kapitull i të kaluarës duhet të përmbyllet. Ndaj edhe njëherë u bëj thirrje të gjitha institucioneve dhe liderëve të partive në Kosovë që të mos lejojnë miratimin e një vendimi të tillë, sepse kjo do të thoshte që Kosova po shkon drejt izolimit dhe jo bashkëpunimit”, tha Sholtes.
Ai ka thënë se disa anëtarë të Kuintit e kanë bërë të qartë se një vendim i tillë do të kishte pasoja ekstreme të dëmshme për Kosovën dhe do të rrezikonte punën e përbashkët që është bërë vitet e fundit.
“Sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë kapituj ku Kosova ende duhet të punojë shumë. Ndaj të gjitha aktivitetet e këtilla do të ishin shenja shumë të këqija për respektimin e të drejtës ndërkombëtare dhe obligimeve ndërkombëtare. Ndaj mendoj se do të kishte pasoja për negociatat e mëtutjeshme të BE me Kosovën”, tha ai.
Më tej, Sholtes ka folur edhe për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
“Kapitulli i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës është shumë me rëndësi. Mendoj se kjo zgjon më shumë vëmendje dhe pritet me padurim nga qytetarët e Kosovës, sepse liberalizimi i vizave është hapi më i rëndësishëm për qytetarët, në rrugën e integrimeve evropiane. Autoritetet e Kosovës duhet të jenë të ndërgjegjshme se çfarë përgjegjësie kanë mbi vete, sepse bllokimi i kësaj çështjeje rrezikon procesin e liberalizimit. Demarkacioni i kufirit është me rëndësi sepse në territorin e ish-Jugosllavisë ka shumë kufij kontestues ku ende nuk është caktuar linja kufitare. Kjo është një çështje që duhet të zgjidhet sa më parë në rrugën drejt BE, në mënyrë që më pas të mos ketë probleme”, tha ai.
Se a do të ketë liberalizim të vizave për shtetasit e Kosovës, nëse nuk miratohet marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, raportuesi në Parlamentin Evropian për Kosovën tha “Jo. Mendoj se ky është një obligim që e kanë nënshkruar autoritetet e Kosovës dhe ato të BE. Shpresoj se kjo do të ndodhë sa më parë, sepse qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave”.
Ai ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
“Këtu më parë duhet të bisedohet për zbatimin e rezultateve të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Marrëveshjet nuk janë zbatuar në masën e kërkuar, si p.sh. kur bëhet fjalë për çështjet energjetike apo asociacionin e komunave me shumicë serbe. Këto janë tema që duhet të zgjidhen. Ndaj duhet të shohim se cilat do të jenë sugjerimet e Komisionit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ky dialog është një prej çështjeve më të rëndësishme”. /Dw/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar