Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka bërë të ditur se nga muaji janar 2018, do të fillojë me procesimin e aplikimeve për të gjitha vizat emigruese (IV) për banorët e Kosovës.
Gjatë viteve të kaluara, aplikuesit e vizave emigruese procesoheshin nga Ambasada Amerikane në Shkup, Maqedoni.
“Pasi që Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka për qëllim që të ofrojë shërbime të niveleve të larta për aplikuesit kosovarë dhe është e vetëdijshme për vështirësitë e udhëtimit në Shkup, ajo ka vendosur për zgjerimin e ofrimit të shërbimeve për viza në Prishtinë. Vizat Emigruese janë për qytetarët të cilët dëshirojnë të jetojnë përherë në Shtetet e Bashkuara. Vizat Emigruese janë hapi i parë për t’u bërë banor i përhershëm i ligjshëm, apo për t’u pajisur me kartën e gjelbër (green card)”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Megjithëse ekzistojnë shumë lloje të vizave emigruese, shumica e emigrantëve pajisen me viza në bazë të kategorisë së familjes, apo të punësimit.
Për të qenë të pranueshëm për të aplikuar për vizë emigruese, qytetari i huaj duhet të sponsorizohet nga një qytetar amerikan i afërm i ngushtë, ose i afërm i ngushtë rezident i përhershëm i ligjshëm, ose nga një punëdhënës i ardhshëm.
“Sponsori fillon procesin duke dorëzuar një peticion në emër të qytetarit të huaj tek Shërbimi për Shtetësinë dhe Imigrimin në Shtetet e Bashkuara (USCIS). Pas aprovimit të peticionit, aplikuesit do të njoftohen rreth datës së terminit të tyre në një Ambasadë të SHBA-ve jashtë shtetit. Me aprovimin e Vizës Emigruese, ata mund ta përdorin atë që të emigrojnë në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze