Deputetët e PDK-së, të cilët kanë nënshkruar nismën për shfuqizimin e Speciales (ndonëse kanë thënë se qëndrojnë prapa asaj), kanë bërë të ditur se do ta respektojnë qëndrimin e partisë, cilido që të jetë ai. Ndërkaq, AAK-ja e Nisma kanë njoftuar se do të votojnë pro shfuqizimit të Gjykatës Speciale po qe se ky projektligj do të dalë para deputetëve.
Nga ana tjetër, përderisa LDK-ja ka pohuar se do ta bllokojë këtë nismë duke mos marrë pjesë fare në mbledhjen e Kryesisë, lëvizja “Vetëvendosje” duke mos qartësuar nëse do të marrë pjesë apo jo ka thënë se është kundër rrugës që po ndiqet për shfuqizimin e Speciales.
Me këtë rast përfaqësues të këtij subjekti kanë deklaruar se nuk e votojnë këtë projektligj (nëse shkon në Kuvend) pa u plotësuar disa kritere paraprakisht, shkruan “Zëri”.
Kurse përfaqësuesit e OVL-UÇK-së janë shprehur të bindur se sot do të nisë zhbërja e Speciales, në të kundërtën kjo organizatë do të ndërmarrë hapa të tjerë në këtë drejtim.
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, i cili ka nënshkruar për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ka thënë se aktualisht ai qëndron prapa qëndrimit të 22 dhjetorit. Megjithatë, ai ka thënë se do ta respektojë vendimin e partisë cilido që të jetë ai, meqë ende nuk është marrë një vendim se si do të veprohet lidhur me çështjen e Gjykatës Speciale.
“Është kompetencë e Kryesisë që t’i respektojë procedurat. Unë nuk kam qenë iniciues, por kam mbështetur këtë iniciativë dhe momentalisht nuk ka diçka të re dhe ndonjë qëndrim tjetër, a është tërhequr ndokush prej deputetëve nuk e di. Unë nuk jam tërhequr, s’kam pasur kërkesë nga askush që të tërhiqem. Sido që të jetë, sot e nesër PDK-ja i merr edhe qëndrimet e veta. Unë i respektoj qëndrimet e partisë dhe do të veprojmë në interes të vendit të përgjithshëm”, ka deklaruar Beqa. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar