Mësoni përse e kemi atë lug nën hundë, mbi buzën e sipërme, si quhet ajo dhe çfarë rëndësie ka për ju.
Të gjithë e kemi një lug të pazakonshëm mu nën hundë, në mes, mbi buzën e sipërme. Biologët një kohë të gjatë i ka preokupuar çështja përse e kemi këtë lug. Përgjigjja është kjo.
Thënë shkencërisht, fjala është për filtrumin i cili për fytyrën e njeriut pothuajse do të thotë njësoj si hunda dhe sytë. Mirëpo, çfarë është filtrumi dhe përse e kemi?
Sipas të dhënave që i kemi, shpjegimi është i lidhur me mënyrën në të cilën fytyra na formësohet gjatë zhvillimit, transmeton Telegrafi.
Filtrumi shënon lokacionin në të cilin pjesët e ndryshme të fytyrës bashkohen.
– Në atë vend mozaiku i fytyrës së njeriut bëhet një. Tri pjesë kryesore të mozaikut takohen në buzën e sipërme, duke formuar gavrën e cila quhet filtrum – shpjegon dr. Michael Mosley në videon e programit të BBC-së “Inside the Human Body” (Brenda trupit të njeriut).
Zhvillimi i fytyrës ndodh midis muajit të dytë dhe të tretë të shtatzënisë, prandaj nëse fytyra nuk formësohet gjatë asaj periudhe, për arsye gjenetike dhe arsye të tjera, atëherë kurrë nuk do të formësohet.
Shikojeni videon:
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe