LAJMI I FUNDIT:

Në brigjet e Japonisë është gjetur ‘barka fantazmë’ nga Koreja e Veriut, me tetë të vdekur brenda (Foto)

Në brigjet e Japonisë është gjetur ‘barka fantazmë’ nga Koreja e Veriut, me tetë të vdekur brenda (Foto)

Brenda ‘barkës fantazmë’ nga Koreja Veriut, që përfundoi në brigjet e Japonisë qendrore, janë gjetur trupat e tetë personave.

Imazhet e tregojnë lundrën e rrotulluar në Kanazawa, që kishte stemën e Kim Jong-Il, babait të diktatorit të tanishëm, transmeton Telegrafi.


Numri i këtyre barkave veri koreane, që kanë përfunduar në brigjet japoneze, ka shënuar numrin rekord prej 104 gjatë vitit të kaluar, ndërsa gjatë 2016-ës janë gjendur 66.

Barka që përfundoi në bregdet

Këto janë quajtur si anije fantazmë, pasi nuk dihet prej nga vijnë apo kush i drejton, ndërsa mendohet se ata ishin në ikje prej diktaturës së tmerrshme të Kim Jong-Un.

Në anën tjetër, zyrtarët e shtetit të izoluar, kanë thënë se ata kanë humbur drejtimin apo pësuan fatkeqësi në det, teksa ishin në kërkim të peshqve. /Telegrafi/