LAJMI I FUNDIT:

Vetëm në 27 për qind të kompanive në Maqedoni, pronare janë gratë

Vetëm në 27 për qind të kompanive në Maqedoni, pronare janë gratë

Numri më i madh i kompanive të mëdha dhe të mesme në Maqedoni, respektivisht 73 për qind prej tyre janë pronë e burrave, ndërsa në 67 për qind menaxherë të përgjithshëm.

Gratë menaxhojnë në 33 për qind të kompanive, ndërsa 27 për qind janë pronare, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i bërë në kuadër të projektit “Fuqi e barabartë për gratë”, në realizim të Institutit për studime komunikuese – Shkup dhe Institutit Izida Vita nga Sllovenia.

Për këtë shkak, siç potencojnë nga Instituti për studime komunikuese – Shkup do të vazhdohet me realizimin e këtij projekti me qëllim të ngritjes së vetëdijes së barazisë gjinore në kompanitë e mëdha dhe të mesme në Maqedoni dhe transmetimin e përvojave pozitive nga Sllovenia dhe nga vendet e tjera në Republikën e Maqedonisë.


Projekti bashkëfinancohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Sllovenisë dhe ka përkrahje të madhe nga Ambasada e Sllovenisë në Shkup. Projekti “Fuqia e barabartë për gratë” filloi të realizohet në vitin kur shënohet 25 vjetori nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Sllovenisë dhe Maqedonisë dhe do të zgjatë në 2,5 vitet e ardhshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori