LAJMI I FUNDIT:

Borisov: Gjitha vendet të nënshkruajnë marrëveshje për fqinjësi të mirë

Borisov: Gjitha vendet të nënshkruajnë marrëveshje për fqinjësi të mirë

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov ka përshëndetur ratifikimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë, njofton Anadolu Agency.

Përmes një deklarate me shkrim deri te Kuvendi i Maqedonisë, Borisov tha se edhe Maqedonia tregoi se dëshira e tyre për të ndërtuar marrëdhënie moderne evropiane në bazë të besimit të ndërsjellë është i përbashkët.

“Ratifikimi i Kuvendit të Maqedonisë paraqet një vazhdim të natyrshëm të marrëveshjes dypalëshe të nënshkruar në Shkup mes qeverive tona, si dhe të dialogut konstruktiv të përcaktuar me nënshkrimin e nëntë dokumenteve gjatë kohës së seancës së përbashkët mes dy qeverive në Strumicë”, tha Borisov në urimin e tij.


Kryeministri bullgar tha se e ardhmja evropiane e Maqedonisë do të jetë ndër prioritetet kryesore të Bullgarisë gjatë presidencës së saj me BE-në dhe më tej.

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë në seancën e sotme votuan për ratifikimin e Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim midis Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori