Ekspertët e Shëndetit Publik thonë se densiteti i situatës gripale në vend është shtuar por ende nuk mund të flasim për epidemi të gripit. Më tepër se virusi i gripit që këtë vit është hasur virusi B H1N1, në vend janë duke qarkulluar më shumë viroza respiratore. Vetëm në një javë raportohen rreth 11 mijë raste në të gjithë vendin.
Ndonëse nuk kanë munguar rastet e rënda specialistë të Institutit të Shëndetit Publik thonë se situata gripale e krahasuar me të një viti më parë në të njëjtën periudhë është më e lehtë. Në shërbimin infekitiv gjithashtu konfirmojnë se është një situatë normale ku në javë paraqiten rreth 30 raste në ditë me simptoma të gripit apo virozave respiratore.
Ndërkohë që në shërbimin e pediatrise predominojnë raste me viroza.
Por ajo që është më shqetësuese në këtë situatë gripi është shfaqja e fruthit në vendin tonë.
Në shërbimin e pediatrisë janë 11 fëmijë të vegjël të cilët janë prekur nga virusi i fruthit. Të 11 fëmijët janë të pavaksinuar ndaj tij, ndonëse disa prej tyre e kanë kaluar 1 vjeç, moshë në të cilën duhej aplikuar kjo vaksinë sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit, por që prindërit e tyre e kanë refuzuar apo shtyrë në kohë. Ndërkohë që disa të tjerë të prekur janë bebe të vogla që nuk e kanë mbushur moshën kur aplikohet vaksina MMr që përfshin edhe atë ndaj virusit të fruthit. Autoritete Shëndetësisë kanë izoluar të 11 fëmijët pasi rrezikojnë të infektojnë fëmijët e tjerë që janë të shtruar në pediatri.Speciaslitë të Institutit të Shëndetit Publik janë duke hetuar burimin e përhapjes së këtij virusi. Megjithatë mendohet se ka qenë një fëmijë i paraqitur për vizitë mjekësorë në urgjencën e pediatrisë i prekur nga ky virus çka ka infektuar edhe fëmijët e tjerë që kanë qenë prezent atë ditë.
Mjekët apelojnë që prindërit të bëjnë kujdes dhe nëse nuk e ke të domosdoshme paraqitjen në urgjencën e pediatrisë këto ditë të mund ta shmangin duke marre mjekimin e duhur tek pediatrët e qendrave shendëtësorë. Fruthi është sëmundje ngjitëse që shfaqet me temperaturë të lartë ekzema në fytyrë.Virusi i fruthit përhapet nëpërmjet kollitjes, tështimës, dhe zgjat nga 10 deri në 20 ditë. /Top Chanel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj