LAJMI I FUNDIT:

Seanca e parë e 2018-s, Basha akuzon Ramën: Kapja e shtetit, forma e fundit e autokracisë

Seanca e parë e 2018-s, Basha akuzon Ramën: Kapja e shtetit, forma e fundit e autokracisë

Ka nisur sot seanca e parë parlamentare e Kuvendit të Shqipërisë për vitin e ri 2018. Në fjalën e mbajtur kreu i opozitës Lulzim Basha denoncoi qeverinë Rama sa i takon zgjedhjes së kryeprokurores dhe mbrojtjes së kriminelëve. Basha theksoi se “kapja e shtetit është forma e fundit e autokracive”.

Ai ka theksuar se “këtu në këtë sallë më 18 dhjetor, mazhoranca e kapur nga krimi, e kthyer në ushtri ndihmëse e trafikantëve të drogës, kreu krimin Kushtetues”.

“Kapi Prokurorinë. Në këtë vend janë shembur kolonat ekzistenciale të demokracisë. Njeriu që udhëheq teatrin e kukullave është sot edhe kryeprokuror i vendit. Ky krim i paralajmërua nga PD sepse rruga që kryeministri është rruga e aleancës me krimin, për të marrë dhe për të mbajtur pushtetin. Kjo është rruga e garantimit të paprekshmërisë së kriminelëve, të një pushteti të kriminalizuar deri në qelizë. Kapja e shtetit është forma e fundit autokracive para se të shkatërrohen nga pesha e zullumi të tyre”, tha Basha. /Shekulli/