LAJMI I FUNDIT:

PD dorëzon në Prokurori dokumentin që dëshmon bashkëpunimin e Saimir Tahirit me Habilajt

PD dorëzon në Prokurori dokumentin që dëshmon bashkëpunimin e Saimir Tahirit me Habilajt

Deputeti i Partisë Demokratike (PD) dhe njëkohësisht kryetari i Departamentit të Sigurisë në këtë parti, Enkelejd Alibeaj ka dorëzuar paraditen e së hënës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një provë të re, që sipas tij vërteton bashkëpunimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me bandën e Habilajve.

Bëhet fjalë për një policë sigurimi të mjetit tip Audi me targa AA 003 BG, ku për periudhën prill 2015-prill 2016, ka të shënuar si përdorues dy emra.


“Polica e sigurimit ka të shënuar dy emra si përdorues të mjetit, Artan Habilajn dhe Saimir Tahirin, që tregon mbi të gjitha faktin e bashkëpunimit dhe bashkëpërdorimit të kësaj makine, e cila është përdorur si imunitet për trafikimin e lëndëve narkotike brenda dhe jashtë vendit”, deklaroi Alibeaj.

Madje, sipas deputetit demokrat, kjo policë tregon edhe makthin që ka mbërthyer Kryeministrin Edi Rama për të penguar hetimet. Alibeaj nga oborri i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka kërkuar edhe arrestimin e Tahirit.

“Tregon makthin që ka mbërthyer Kryeministrin Edi Rama, që po përpiqet te pengojë dhe pushojë hetimet. Për këtë arsye jam këtu sot që t’u bëj thirrje organeve të drejtësisë ta verifikojnë këtë dokument dhe pse jo një orë e më parë të kërkojnë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Saimir Tahirit”, theksoi Alibeaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori