Të gjithë mjekët specialistë në institucione publike shëndetësore, pavarësisht në çfarë fushe punojnë, paguhen njësoj, përkatësisht me një pagë prej rreth 600 eurosh në muaj. Kjo vlen edhe për infermierët, të cilët paguhen nga rreth 400 euro në muaj.
Profesionistë shëndetësorë e vlerësojnë këtë gjendje si jo të drejtë. Ata kanë kërkuar kategorizim pagash. Këtë e ka thënë për Radion Evropa e Lirë kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, duke shtuar tutje se punëtorët shëndetësorë duhet të kenë vlerësim real.
“Ne kemi shprehur brengën tonë për pagat e ulëta të stafit shëndetësor te kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Ligji i pagave duhet ta gjejë punëtorin shëndetësor në vendin meritor.Kjo ka hasur në mirëkuptim te kryeministri që të bëhet kategorizimi i pagave për punëtorët shëndetësorë dhe tani jemi në pritje”, ka thënë Syla.
Ai tutje ka shtuar se rritja e premtuar prej katër për qind në fillim të mandatit të kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj, nuk ka paraqitur rritje reale dhe se kjo ka qenë edhe arsyeja e reagimit të sindikatës.“Qeveria është e vetëdijshme se profesionistët shëndetësorë nuk janë në vendin e merituar”, ka shtuar Syla.
Edhe vetë mjekët flasin për çështjen e pagave. Ata thonë se sistemi shëndetësorë është një nga pesë shtyllat e shtetit dhe duhet që Qeveria të përkujdeset për paga të dinjitetshme për ta.Basri Lenjani, drejtor i Klinikës emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka thënë se me rritjen e pagës për punëtorët shëndetësorë, do duhej që të rregullohej edhe çështja e tyre nëse ata do të punojnë në sektorin publik ose atë privat.
“Një prej komponentëve të rëndësishme për ta mbajtur sistemin shëndetësor dhe të gjithë profesionistët shëndetësorë dhe infermierë është sigurimi i pagës së dinjitetshme. Kjo nënkupton që mjekë e infermierë të përqendrohen se a dëshirojnë të punojnë në sektorin publik ose privat. Dhe, kështu krijohet një balancë mes dy sektorëve”.
“Ligji i pagave, profesionistët e kujdesit shëndetësor i ka ulur nga pagesa krahasuar me shërbimet tjera në nivel të institucioneve”, ka thënë Lenjani.
Sipas tij, po qe se vazhdojnë të mos merren parasysh kërkesat e punëtorëve në sektorin shëndetësor, këta të fundit, në vazhdimësi do të kërkojnë të drejtat e tyre elementare, siç i quan ai.
“Qeveria aktuale të besojë se kategoria më e rëndësishme si dhe një nga 5 shtyllat e shtetit e njëra nga to edhe shëndetësia, të jenë me pagë të dinjitetshme. Në qoftë se nuk arrihet të bëhet një harmonizim i pagave duke i ndarë përgjegjësitë, rolet dhe obligimet, ne do të mbesim në vazhdimësi në kërkim të drejtave elementare për ta mbajtur veten dhe familjen”, është shprehur Lenjani.
Ligji për pagat mbetet një nga prioritetet e vazhdueshme ligjore, por që nuk është miratuar nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës. Mungesa e këtij ligji e mban të padefinuar edhe nivelizimin e pagave.
Si në shumë fusha tjera, edhe sektori i shëndetësisë “vuan” nga mosdefinimi i kategorizimit të pagave dhe si rrjedhojë e kësaj gjendjeje, mjekët kanë deklaruar se nuk është korrekte që pagat e mjekëve të jenë lineare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje