LAJMI I FUNDIT:

Studentët e Koresë së Jugut ‘zhyten’ në kriptovaluta

Studentët e Koresë së Jugut ‘zhyten’ në kriptovaluta

Hakerët kanë vjedhur miliona, ligjvënësit po nxisin që të tatimohen këto monedha, ndërsa zyrtarët financiar kriptovalutat po i quajnë “Skema Ponzi”, por kjo nuk i ka ftohur të rinjtë korean që të investojnë në Bitcoin dhe në kriptovalutat tjera.

Ditë më parë në Universitetin Sungkyunkwan në Seul, një grup studentësh u grumbulluan për të shkëmbyer këshilla për investimin në të ashtuquajturat kriptovaluta, të cilat kanë nxitur tregime për fitime fantastike.


“Unë nuk dua të bëhem mësues matematike. Unë e kam studiuar këtë industri për më shumë se 10 orë në ditë gjatë muajve të fundit dhe u bëra shumë i sigurt se kjo është e ardhmja ime”, tha 23-vjeçari, Eoh Kyong-hoon, i cili themeloi klubin “Cryptofactor”, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Të nxitur pjesërisht nga një pikëpamja e zymtë ekonomike – duke përfshirë një normë papunësie pothuajse tre herë më të madhe se mesatarja kombëtare – të rinjtë nga Koreja e Jugut po lundrojnë në monedhat virtuale, pavarësisht rreziqeve dhe paralajmërimeve nga zyrtarët, thonë analistët.

Gjithashtu janë rritur shqetësimet për sigurinë dhe vjedhjet e kriptovalutave nga hakerët. Një bursë që shkëmbente kriptovaluta u mbyll kohëve të fundit në Kore të Jugut dhe paraqiti kërkesën për falimentim.

“Të rinjtë dhe studentët po nxitojnë në tregtinë e kriptovalutave për të fituar fitime të mëdha në një periudhë të shkurtër kohore. Është koha që qeveria të ndërmarrë veprime pasi që mund të çojë në fenomene serioze patologjike të cilat pastaj nuk mund të kontrollohet”, tha Kryeministri Lee Nak-yeon.

Eoh tha se debati për më shumë rregullim nuk i kishte zbehur planet e tij, sidomos pasi ai fitoi 20 herë më shumë se sa gjatë gjashtë muajve të fundit.

“Meqenëse të rinjtë janë më miqësorë ndaj teknologjisë mobile, ata mund të bëjnë më shumë investime të ndryshme për sa kohë që ata janë në gjendje të diskriminojnë perlën nga guralecët”, tha Kim Jin-hwa, një nga udhëheqësit e Shoqatës koreane të Industrisë Blockchain.

Anëtarët e klubit thonë se ata ndihmojnë njëri-tjetrin për të marrë vendime të rëndësishme së bashku, dhe ndarjen e informacionit e shohin si çelës për të lundruar në tregjet e paqëndrueshme të kriptovalutave.

“Unë nuk dija asgjë për krizat e monedhave apo për ekonominë. Të gjithë këtu më kanë mësuar. Ndoshta mund t’i kem dy punë, njërën si atlete dhe tjetrën si investitore”, tha Lee Ji-Woo.

Konkurrenca për vendet e punës në Korenë e Jugut ka të ngjarë të ndihmojë në nxitjen e interesit për kriptovalutat, veçanërisht kur atëherë shohin të tjerët se si korrin fitime të mëdha, tha Shin Dong-hwa, kreu i “Exchange” në Kore të Jugut.

“Sa herë që shikojmë në rrjetet sociale vërejmë se kaq shumë shembujt të të rinjve se si fitojnë shuma të mëdha të parave nga kriptovalutat”, tha ai.

Por disa në institucionin kryesor financiar të Koresë së Jugut thonë se këto shpresa mund të jenë të pabazuara.

Kim Yong-beom, nënkryetar i Komisionit të Shërbimeve Financiare, tha se ngritja e çmimit ishte sepse secili investitor priste blerësin e ardhshëm poshtë vijës për të fituar më shumë.

“Kjo me të vërtetë është një skemë Ponzi”, tha ai.

Të tjerë thonë se studentët duken më të fokusuar në mënyrat për t’u pasuruar më shpejt se sa mbi vlerat themelore financiare ose teknologjike të monedhës dixhitale.

“Nuk ka asnjë mënyrë për të matur vlerën e tyre të vërtetë, por studentët po shkojnë vetëm mundësinë të fitojnë shumë në një kohë të shkurtër”, tha Yun Chang-hyun, profesor i ekonomisë në Universitetin e Seulit.

Anëtarët e “Cryptofactor”, megjithatë thonë se ata e kanë themeluar klubin për shkak të mungesës së klasave që i kushtohen kriptovalutave dhe i shohin përpjekjet e tyre si një mënyrë për të lëvizur përtej spekulimeve për investime. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh

Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh

Ekonomi
Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Çmimet më të lira, shërbimet më të mira dhe respekt për punëtorët në Petrol Company

Çmimet më të lira, shërbimet më të mira dhe respekt për punëtorët në Petrol Company

Petrol Company
Kalo në kategori