LAJMI I FUNDIT:

Kërkesa e Besës s’ka arritur në Regjistrin Qendror

Kërkesa e Besës s’ka arritur në Regjistrin Qendror

I ashtuquajturi “krahu i Shkupit” i Lëvizjes Besa ende nuk ka dorëzuar deri në Regjistrin Qendror kërkesën për ndërrimin e emrit të kryetarit të partisë, nga Bilall Kasami në Nexhbedin Kahremani. Zëdhënësi i kësaj partie Orhan Ramadani, tha se ekipi i avokatëve të angazhuar nga ana e tyre po përgatisin dokumentacionin dhe ditëve në vijim pritet që të njëjtin ta dërgojnë. Nuk dihet nëse dokumentacioni pos firmave të 64 anëtarëve të Këshillit Qendror, posedon edhe vulën e partisë.

“Është një proces që po rrjedh që ne si Lëvizja Besa kemi angazhuar avokat i cili po ndjek procedurën për ndryshimin e emrit të ish kryetarit dhe regjistrimin e deputetit Nexhbedin Kahremani si u.d kryer i Besës në Regjistrin Qendror të partive politike. Ky proces duhet të përfundojë me epilog se cili do i ketë vulat e partisë. Gjykatësi e ka shumë të lehtë të verifikojë përmes firmave të anëtarëve të Këshillit Qendror që janë deponuar për shkarkimin e ish kryetarit. Ne jemi të bindur që do i marrim vulat e partisë sepse i njëjti Këshill Qendror që e emëroi ish kryetarin, e shkarkoi të njëjtin dhe e ka emëruar një tjetër. Ne jemi të bindur që juridikish ne duhet t’i marrim vulat”, deklaroi Orhan Ramadani, Zëdhënës i Lëvizjes BESA.

Alsat drejtoi pyetje deri në Regjistrin Qëndror për të konfirmuar nëse kanë kërkesë për emërimin e Kahremanit si u.d kryetar i Besës, por nga ky institucion konfirmuan se nuk kanë pranuar asnjë kërkesë.


Regjistri Qendror

“Regjistri Qëndror njofton se deri në ora 15:00 të ditës së djeshme, nuk ka pranuar kërkesë për ndryshimin e emrit të kryetarit të partisë politike “Lëvizja Besa” nga Bilall Kasami në Nexhbedin Kahremani. Kërkesa bëhet në mënyrë elektronike, dhe nëse e njejta dërgohet gjatë fundjavës atëherë përgjigjen dhe shqyrtimi do të bëhet në fillim të javës që vjen”.

Nëse Regjistri Qendror i përgjigjet negativisht kërkesës së Lëvizjes Besa për ndërrimin e emrit të kreut të kësaj partie, kjo e fundit atëherë mund të ngrit padi në Gjykatën Administrative kundër vendimit të Regjistrit Qendror. Pavarësisht procedurave, vet Kahremani tha se nëse edhe vendimi i Gjykatës nuk është në favor të tyre, nuk përjashtohet mundësia për formimin e një partie të re. Ndërkohë mbështetësit e Bilall Kasamit protestuan një ditë më parë para ambulancës së Kahremanit në Tetovë prej të cilit kërkuan dorëheqjen nga posti i deputetit./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori