LAJMI I FUNDIT:

Paditet penalisht ish-kryetari i Komunës së Kriva Pallankës

Paditet penalisht ish-kryetari i Komunës së Kriva Pallankës

Policia e Kumanovës deri tek Prokuroria Themelore e qytetit ka dorëzuar padi penale kundër personave A.A (57) dhe M.M (67), për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “falsifikim të dokumenteve”.

Siç informojnë nga MPB, dy të paditurit në periudhën prej vitit 2009 deri 2013 në dy raste kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, njofton Telegrafi Maqedoni.


I pari në atë periudhë ka qenë kryetar i Komunës së Kriva Pallankës, ndërsa i dyti ka qenë drejtor i shkollës “Gjorçe Petrov” në Kriva Pallankë.

Nga policia thonë se të paditurit kanë manipuluar me dokumentet në lidhje me marrëveshjen për ndërtimin e një salle sportive në shkollën “Gjorçe Petrov”.

Të paditurit kanë nënshkruar marrëveshje me Agjencinë për Rini dhe Sport për ndërtimin e sallës, ndërsa pas disa viteve e kanë njoftuar se salla ka përfunduar, por për të njëjtën as që kishin filluar punimet.

Policia në njoftim shton se me këtë është dëmtuar buxheti i komunës, e cila tani duhet të përfundojë aktivitetet ndërtimore në sallën sportive./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Lajme
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"

Komunat
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Lajme
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Lajme
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Lajme
Kalo në kategori