Paraqitja publike dhe deklaratat e dëshmitarit të mbrojtur të Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmetit për vrasjet e pasluftës, kanë bërë që Prokuroria e Shtetit rë dalë me një sqarim lidhur me këtë rast.
Përmes një komunikate, Prokuroria njofton opinionin se me kohë ka ndërmarrë veprime konkrete lidhur me deklarimet e të dënuarit Sh.M. (Shkumbin Mehmeti v.j.).
“E vërteta është se, ai përmes policisë ka pohuar se kërkon të jap informacione lidhur me disa vrasje. Menjëherë, Prokuroria e ka autorizuar policinë që ta marrë në pyetje, tani të dënuarin Sh. M., mirëpo i njëjti policisë ia ka kushtëzuar dëshminë, duke kërkuar që Prokuroria, paraprakisht të ndikojë në prishjen e aktgjykimit të plotfuqishëm, me të cilin është dënuar me burg prej 30 vjetësh. Meqenëse, ai ka pasur kontakte me hetues policor, përmes tyre, është informuar se Prokuroria nuk mund të prish aktgjykimin e plotfuqishëm, por, nëse është i gatshëm të dëshmojë, si Prokurori, në kuadër të autorizimeve, do ta përkrahnim kërkesën e tij për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit, nëse dëshmia e tij do të ndihmonte në zbulimin dhe ndjekjen e vrasjeve”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.
“Më vonë më 29.11.2016, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka pranuar një letër të tij, ku thuhet se dëshiron të takohet me prokurorët, për të dhënë informata në lidhje me vrasje. Më datë 27.01.2017, i njëjti është sjellë, i shoqëruar nga policia, në PSRK. Është inkurajuar për dhënien e dëshmisë, për rastet që ka në dijeni. I njëjti ka deklaruar se për disa nga këto raste ka dhënë dëshmi para prokurorëve të EULEX-it, dhe prapë ka për të dhënë dëshmi para prokurorit të EULEX-it, me datë 31.01.2017. Megjithatë, ai ka specifikuar se është duke bashkëpunuar me prokurorin e EULEX-it të PSRK-së, vetëm dhe ekskluzivisht në lidhje me rastin e quajtur ‘Olympia”, lidhur me vrasjen e dy oficerëve të UNMIK-ut, si dhe vrasjen në tentativë të dy oficerëve të tjerë, përkatësisht për rastin që ka ndodhur në Podujevë, më 23 mars 2004”.
“Para dhënies së dëshmisë, i njëjti ka kërkuar garancion që prokuroria ta kthejë në rigjykim, çështjen për të cilën ishte dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm, të cilin kusht, prokuroria nuk ka mundur ta premtojë, sepse është në kundërshtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”.
“Meqenëse i njëjti kishte dhënë më parë një deklaratë para prokurorëve të EULEX-it dhe ai kishte ende për të dhënë një deklaratë më 31.01.2017 për të ashtuquajturin rast “Olympia”, shqyrtimi i tij u ndërpre”.
Prokuroria sqaron opinionin publik se me kohë ka filluar hetimet për vrasjet e pasluftës. “Po ashtu, edhe prokurorët ndërkombëtarë të EULEX-it janë duke zhvilluar hetimet në këtë drejtim, deri në transferimin e këtyre rasteve tek prokurorët vendorë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje