Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) ka marrë 1.3 milion euro nga Qeveria për trajtimin e qenve endacak.
Qeveria vitin e kaluar në një nga mbledhjet morri vendim që jepte 1.3 milion euro për trajtimin e qenve endacak në komunat.
Edhe pse mjetet e ndara nga Qeveria kanë kaluar në buxhetin e këtij Agjencioni, ky projekt ende nuk ka filluar. Lamir Thaçi, zyrtar për Informim në AUVK, tha se shumë shpejt do të fillohet me procedurat e trajtimit të qenve endacak.
Thaçi nuk dha një afat se kur mund të fillojë implementimi i këtij projekti, ndonëse thotë se trajtimi do fillojë shumë shpejtë.
“Në fundvitin e kaluar ne kemi paraqitur një kërkesë pranë qeverisë që të na ndahet një shumë e të hollave që ne e kemi paraparë si emergjente për të ndikuar në terren që të ulim numrin qenve endacak dhe ti trajtojmë ata dhe kjo shumë na është ndarë. Ne besojmë që shumë shpejtë me procedura të rregullta do kontraktojmë praktikat e licencuara veterinare për të kryer shërbime në terren për trajtimin e qenve endacak”.
“Kohën nuk e dimë, por ne menjëherë po sa na janë dhënë dhe ne i kemi tani ato në buxhetin e Agjencisë, ne menjëherë do t’i nisim procedurat për kontraktimin e kryerjes së shërbimeve në terren dhe do të fillojmë në të gjithë territorin e Kosovës në të gjitha komunat që t’i trajtojmë qenët endacak”, tha ai, raporton Ekonomia Online.
Ai tha që Agjencia përmes këtij buxheti të ndarë nuk është kufizuar në numër për trajtimin e qenve endacak dhe se do të veprohet aty ku ka nevojë më shumë.
“Ne nuk jemi kufizuar në numër të caktuar, ne do të veprojmë në terren varësisht nga nevojat të cilat paraqiten dhe nuk dëshirojmë që të bëjmë kufizime në numerike në komuna të caktuara aty ku neve na është paraqitur si gjendje emergjente aty do të veprojmë më shpejt dhe aty do të jetë numri më i madh i qenve të cilët do të trajtohen por do të përfshihen të gjitha sepse kjo nevojë apo emergjencë ka ardhur si pasojë që vet komunat nuk kanë arritur ta eliminojnë si problem sepse ka qenë komplet kompetencë e tyre në bazë të ligjeve në fuqi”, tha ai.
Thaçi shtoi se që nga viti tjetër, zyrtarët përgjegjës komunal do të duhet të kërkojnë vet buxhet nga Qeveria e Kosovës dhe të merren me trajtimin e qenve endacak.
“Monitorimi i kësaj pune do të bëhet prej zyrtarëve të agjencisë dhe njëkohësisht ne kemi kërkuar mbështetje edhe nga ana e zyrtarëve komunal që ata të caktojnë ekipet apo komisionet e tyre monitoruese që edhe ata vet të dalin në terren dhe të shohin punën që do të kryhet dhe njëkohësisht do të mësojnë nga praktika jonë që ne do të bëjmë në terren në mënyrë që nga viti i tjetër ata të vazhdojnë vet në format e tyre që është detyrë dhe kompetencë e tyre që duhet ta realizojnë dhe më nuk duhet të përsëritet që ne të vijmë në një gjendje tjetër emergjente që prapë të kërkojmë buxhet. Ky vit është vit emergjent që ne duhet medoemos të veprojmë sa më shpejt dhe të bëjmë në mënyrë profesionale uljen e numrit të qenve endacak”, tha Thaçi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës