Golden States nuk ka të ndalur, Cleveland pëson humbjen e tetë në 11 ndeshjet e fundit (Video)
Në orët e para të ditës së sotme janë luajtur nëntë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Kampioni aktual i NBA-s, Golden State Warriors ka shënuar fitoren e radhës për të përforcuar kreun e tabelës së Konferencës Perëndimore.
Luftëtarët kanë triumfuar si mysafirë të skuadrës së Milwaukee Bucks me rezultat 108-94.
Gjatë gjithë ndeshjes pothuajse dominuan mysafirët, ku vetëm në periudhën e tretë vendasit ishin më të mirë.
https://youtu.be/4IPZYs5_AhY
Kevin Durant dhe Draymond Greeen ishin basketbollistët më efikas te Warriors. I pari arriti të realizoj 26 pikë ndërsa i dyti realizoi “double-double” me 21 pikë dhe dhjetë kërcime.
Në anën tjetër, më i miri në parket ishin Giannis Antetokounmpo me 23 pikë dhe Eric Bledsoi me dy pikë më pak, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.
Pas kësaj, Golden State ka bilanc prej34 fitoreve dhe nëntë humbjeve ndërsa për Bucks kjo ishte humbja e 19 kundrejt 22 fitoreve.
Theksojmë se në ndeshjen e ardhshme Warriors do të takohet me Toronto Raptors ndërsa Bucks do të ballafaqohen me Miami Heat.
https://youtu.be/geW3DfAlO-A?t=1
Cleveland Cavaliers përjetoi humbjen e tetë në 11 ndeshjet e fundit ndërsa skuadra më e mirë në Konferencën e Lindjes gjatë tre sezoneve të fundit janë mposhtur edhe nga Indiana Pacers me rezultat 97:95.
Cavs kishin epërsi prej 22 pikëve gjatë periudhës së parë, por Pacers bëri një seri fantastike prej 22:0 dhe përfundimisht mundën ekipin nga Ohio për herë të tretë.
Pacersat drejt triumfit i udhëhoqi Darren Colison me 22 pikë, tre më pak i shtoi Victor Oladipo, ndërsa Lens Stivenson realizoi “double-double” prej 16 pikëve me 11 kërcimeve.
Clevelandit nuk e ndihmoi as paraqitje e mirë e LeBron James, i cili shumë afër të realizonte me “triple-double”. “Mbreti” shënoi 27 pikë, 11 asistime, tetë kërcime dhe pati tre topa të vjedhur.
Cavaliers pas kësaj kanë bilanc prej 26 triumfeve dhe 16 pësime ndërsa Indianën kjo ishte fitorja e 22 kundrejt njëzet humbjeve. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
Charlotte – Utah 99:88
https://youtu.be/cOcgmozzsjs?t=1
Washington – Orlando 125:119
Atlanta – Brooklyn 105:110
https://www.youtube.com/watch?v=rWdUIQsjMjU
Minnesota – New York 118:108
https://youtu.be/IZEVqmMsB4I?t=2
New Orleans – Portland 119:113
Denver – Memphis 87:78
https://www.youtube.com/watch?v=ZRqjGt0yzJM
Phoenix – Houston 95: 112
https://www.youtube.com/watch?v=BLc35HdLXdk
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
Reagimi i parë i Florent Muslijës pas përjashtimit nga Përfaqësuesja e Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur