LAJMI I FUNDIT:

Ministri Shkarkon Anëtarët e MASHT-it në Bordin e UP-së

Ministri Shkarkon Anëtarët e MASHT-it në Bordin e UP-së

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi tha se ka shkarkuar katër anëtarët e MASHT-it në Bordin e UP-së.

Bytyqi tha për KALLXO.com se ka shkarkuar katër anëtarët e kësaj ministrie në Bordin e Universitetit të Prishtinës.

“Po, janë shkarku vetëm anëtarët e Bordit të UP-së që emërohen nga MASHT-i, ndërsa për anëtarë tjerë të emëruar nga universiteti vendosin ata”, tha ministri Shyqiri Bytyqi.


Ministria e Arsimit i kishte emëruar anëtarët e saj në Bordin e UP-së në shkurt të vitit 2016.

Anëtarë të këtij bordi nga MASHT-i ishin emëruar atëherë Ismet Salihu, Alajdin Abazi, Sigurd Hollinger dhe Ahmet Latifi.

Edhe kryetari i Bordit Drejtues të Universitetit të Prishtinës emërohet nga MASHT-i, prandaj edhe ai është shkarkuar.

Kryetar i Bordit Drejtues të UP-së deri tash ishte Ismet Salihu.

Së fundi ministri Shyqiri Bytyqi nuk ishte pajtuar me uljen e vlerës së bursave për studentët e UP-së nga 600 në 500 euro, ndërsa dje Këshilli Drejtues i Universitetit vendosi që të kthejë shumën e bursave në vlerën e 600 eurove, ashtu si ishte edhe vitin e kaluar.

Bordi Drejtues i UP-së përveç katër anëtarëve të emëruar nga MASHT-i, i ka edhe pesë anëtarë të emëruar nga universiteti./KALLXO.com

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori