LAJMI I FUNDIT:

Avokatë të shteteve të ndryshme të interesuar për Specialen

Avokatë të shteteve të ndryshme të interesuar për Specialen

Gjykata Speciale për Kosovën bënë të ditur se ka pranuar një numër kërkesash të avokatëve nga vendet e ndryshme, të cilët do të përfaqësojnë të akuzuarit dhe viktimat.

Në një përgjigje dhënë për Radio Kosovën, Zyra për informim e Gjykatës Speciale nuk ka dashur të zbulojë më shumë detaje, por ka thënë se procesi i pranimit në Listën e Mbrojtësve është një proces pa afate pranimi.

Një dokument i njohur si “Direktiva për Mbrojtësit” e miratuar në nëntor të vitit të kaluar, nga Gjykata Speciale ka bërë që të gjithë avokatët, që e kanë në plan të punojnë për ndonjë të dyshuar, akuzuar apo viktimë, duhet të licencohen edhe një herë nga Gjykata Speciale.


“Deri tash, Zyra e Mbrojtjes dhe Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave e Dhomave të Specializuara të Kosovës kanë marrë një numër kërkesash nga avokatë nga shtete të ndryshme. Për momentin nuk mund të japim informacion konkret për arsye se procesi i përzgjedhjes është në vijim e sipër. Mirëpo Lista e Mbrojtësve do të dalë në faqen tonë në Internet në një fazë të mëvonshme”, thuhet në përgjigje.

Ata kanë thënë se “procesi i pranimit në Listën e Mbrojtësve është një proces i hapur, pa afate të përcaktuara për dërgimin e kërkesave.”

Në bazë të “Direktivës për Mbrojtësit” të drejtë për të qenë pjesë e listës së mbrojtësve të  akuzuarave kanë të gjithë avokatët që kanë të paktën dhjetë vjet përvojë të dëshmuar në fushën e së drejtës dhe procedurës penale vendore ose asaj ndërkombëtare.

Për të qenë avokat bashkë mbrojtës, duhet të kenë të paktën shtatë vjet përvojë, ndërsa për pranim në Listën e Mbrojtësve të viktimave, përfshihet të paktën pesë vjet përvojë pune e dëshmuar në çështje penale me viktima.

Siç njoftojnë ekspertë të fushës, të pandehurit dhe viktimat  do të kenë të drejtë t’i përzgjedhin avokatë vetëm në bazë të listës.

Dhe vetëm pastaj, Gjykata do t’i autorizon ata avokatë të mbrojnë të akuzuarit ose viktimat. Palët nuk do të kenë të drejt të propozojnë ose t’i emërojnë atje avokatët e tyre.

Në korrik të viti të kaluar Dhomat e Specializuara janë funksionalizuar, por Prokuroria e Specializuar deri më tani nuk ka ngritur asnjë aktakuzë. /RTK/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori