Aktualisht situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë mundësia e rritjes së rasteve ekziston.
Kështu njoftoi Instituti kombëtar i shëndetësisë publike.
Sipas IKSHP-së, vala e gripit në territorin e Kosovës nuk ka pasur intensitet të lartë epidemik, ku njëri nga ndikuesit kryesor pos masave parandaluese ka qenë vaksinimi me kohë gjatë muajve tetor, nëntor dhe dhjetor i të gjitha grupeve të rrezikut.
“Nga 01 tetori ( java e 40–të) deri më 07 janar, 2018 ( java e1-rë), në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 15.737 raste të dyshimta në grip (ILI), 2329 raste ARI (Infeksion Respirator Akut) dhe 36 raste SARI (Sëmundje e Rëndë Respiratore Akute)”, thuhet në njoftim.
Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Kosovës, me përjashtim të komunave me popullatë serbe.
Numër më i madh i rasteve raportohet nga komuna e Prishtinës, Prizrenit dhe Podujevës, por sipas IKSHP-së, asnjëra nuk e kalon pragun epidemik, raporton Telegrafi.
Gjatë javës së parë të janarit janë raportuar 1609 raste ILI, 193 raste ARI dhe 5 raste SARI.
Në Klinikën Infektive, Klinikën e Pediatrisë dhe spitalet rajonale gjatë javë së parë të 2018-së janë hospitalizuar 3 raste me status gripal dhe 3 raste me ‘Bronchopneumonia dhe Pneumonia (ARI)’.
Në njoftim thuhet se zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës po përcjellin me vëmendje shfaqjen e virusit A (H3N2) në hemisferën jugore (Australi) dhe po përhapet edhe në Evropë, e që bënë pjesë në grupin e viruseve të gripit të zakonshëm dhe simptomat e sëmundjes janë të ngjashme me gripat e zakonshëm, por që mund të shkaktojë komplikime të rënda të sistemit respirator, sidomos te personat e moshuar dhe ata me imunitet të dobësuar nga sëmundjet kronike.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës ka rritur vigjilencën për t’u përballur me raste eventuale të gripit A(H3N2) dhe është në gjendje gatishmërie të përcjellë situatën epidemiologjike dhe për çdo ndryshim të situatës epidemiologjike do të informoheni me kohë, transmeton Telegrafi.
Si të mbrohemi nga Gripi sezonal
Gripi sezonal është një infeksion akut viral. Transmetohet direkt nga një person i sëmurë tek tjetri përmes stërpikave gjatë kollitjes ose teshtitjes dhe ne mënyrë indirekt me prekjen e objekteve të kontaminuara me virusin e gripit sezonal.
Për sa kohë një person i sëmurë e përhap gripin tek të tjerët?
Personi i infektuar me virusin e gripit mund të jetë infektues për të tjerët, 1 ditë para se të sëmuret dhe 5 ditë pas shenjave të gripit. Tek fëmijët, apo personat me imunitet të ulur, periudha e infektimit mund të jetë pak më e gjatë.
Kush rrezikohet nga gripi sezonal?
Çdo njeri mund të preket nga virusi i gripit sezonal dhe ta përhapë atë tek të tjerët. Por disa njerëz janë në rrezik më të madh për t’u infektuar me virusin e gripit sezonal si:
Fëmijët e vegjël nën 5 vjeç, sidomos deri në 2 vjeç; Njerëzit 65 vjeç e sipër; Gratë shtatzëna; Njerëzit me sëmundje kronike.
Shenjat e zakonshme të gripit sezonal janë: Temperaturë e lartë, kollë, dhimbje fyti, lodhje, dhimbje koke, diarre dhe vjellje, dhimbje barku, rrjedhje të hundëve, dhimbje muskujsh
Shenjat paralajmëruese për emergjencë: Duhet të dini se sëmundja zakonisht zgjat rreth një javë POR drejtohuni menjëherë tek mjeku nëse: fëmijët shfaqin frymëmarrje të shpejtë, ose probleme me frymëmarrjen; ndryshim të ngjyrës së lëkurës; nuk konsumojnë mjaftueshëm lëngje; kanë ethe me një skuqje të lëkurës, fortësim te qafës
Të rriturit shfaqin: Vështirësi në frymëmarrje apo gulçim; dhimbje apo presion në gjoks apo bark; marramendje të papritur; konfuzion mendor: të vjella të vazhdueshme.
Si të mbrohemi nga virusi i gripit sezonal?
Ju rekomandohet tre hapa për të luftuar gripin: vaksinimin, masat e përditshme parandaluese, dhe trajtimi me barna antivirale nëse mjeku i rekomandon.
Nëse jeni të sëmurë me grip : Qëndroni në shtëpi; qëndroni veç nga të tjerët; pushoni dhe përdorni lëngje me shumicë; mbuloni gojën dhe hundën me faculetë kur kolliteni apo teshtini; lani duart mirë me ujë e sapun mbas çdo kollitje apo teshtimi; evitoni kontaktet me njerëzit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?