LAJMI I FUNDIT:

Andin Rashica zyrtarizohet si trajner i Sigal Prishtinës

Andin Rashica zyrtarizohet si trajner i Sigal Prishtinës

Ekipi kampion i Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, ka zyrtarizuar dy ditë para ndeshjes së parë të pjesës së dytë të stinorit trajnerin e ri të skuadrës.

Ai është Andin Rashica, që ka punuar si ndihmëstrajner në ekip, ndërsa është edhe ndihmëstrajner i përfaqësueses së Kosovës.


Sigal Prishtina kishte nisur stinorin me trajnerin turk me përvojë, Ahmet Kandemir.

Derisa në të gjitha garat në Kosovë, Sigal Prishtina nuk pësoi asnjëherë me Kandemirin, ata dështuan që të kalojnë fazën e parë kualifikuese në Ligë të Kampionëve të basketbollit, ndërsa në FIBA Europe Cup regjistruan fitore rekord në fazën grupore, por prapëseprapë për të tretën herë rresht nuk arritën që të plasohen në fazën e dytë grupore të kësaj gare.

Dalja nga garat europiane bëri që bardhekaltërit të lirojnë edhe disa nga yjet e skuadrës si dhe trajnerin.

Sigal Prishtina të shtunën hap pjesën e dytë të stinorit në përballje ndaj Bashkimit, ndërsa synon që të mbrojë titullin kampion dhe Kupën e Kosovës. /borozani/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori