LAJMI I FUNDIT:

Deklaratë e fuqishme e Erdogan: Ata po pakësohen çdo javë, në këtë vend nuk do të mbetet asnjë terrorist

Deklaratë e fuqishme e Erdogan: Ata po pakësohen çdo javë, në këtë vend nuk do të mbetet asnjë terrorist

Në lidhje me operacionet kundër terrorizmit, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se: “Po pakësohen çdo javë 50-100 prej tyre. Ne do ta përfundojmë këtë punë dhe në këtë vend nuk do të mbetet as edhe një terrorist”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdogan ka mbajtur një fjalim në takimin e 43-të të zhvilluar në rezidencën presidenciale në Ankara me krerët lokalë të ardhur nga qytete të ndryshme të Turqisë.

“Po mbaron durimi përballë faktit se dikush me insistim përpiqet të ndërtojë një korridor terrorist pranë territorit tonë. Arsyeja që ne kemi pritur kaq shumë kohë ka qenë që ne ruanim shpresën tonë për zgjidhjen e kësaj çështjeje me qetësi, diplomaci dhe mirëkuptimin e ndërsjellë. Por, në pikën ku kemi arritur, shohim se këto rrugë po mbyllen gjithnjë e më shumë dhe ka mbetur vetëm një zgjidhje”, tha Erdogan.


Në lidhje me operacionet kundër terrorizmit, Erdogan ka rikujtuar se forcat e sigurisë, ushtarët, policët janë të pranishëm në çdo anë të rajonit.

“Kudo që ka një kërcënim avionët F-16, tanket dhe helikopterët tanë janë të gatshëm. Po pakësohen çdo javë 50-100 prej tyre. Ne do ta përfundojmë këtë punë dhe në këtë vend nuk do të mbetet as edhe një terrorist. Sepse askush nuk ka të drejtë të prishë qetësinë e popullit tonë”, nënvizoi presidenti Erdogan.

Sipas tij, Turqia nuk është një shtet që mund të jetë objekt loje i një pushteti të ndonjë vendi.

“Turqia nuk është aspak një vend që mund të vendoset në gërshërën e politikave të paqëndrueshme të SHBA-ve në rajonin tonë. Ajo gjithashtu nuk është një vend që të jetë e detyruar të paguajë koston e mangësisë që BE-ja ka treguar përballë zhvillimit në rajonin tonë”, tha ai.

Më tej Erdogan thekson se, “Ata që kërkojnë të formojnë korridorin e terrorit në veri të Sirisë duhet ta dinë se ato territore janë vende që kanë qenë gjithmonë brenda betimit kombëtar (Misakı-milli) dhe të mos e harrojnë këtë ndjeshmëri tonën. Për këtë arsye as të mos u shkojë ndërmend ngritja e një shteti atje. Sepse do të bëhet ajo që do të jetë e nevojshme”.

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

Amerika
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori