Banka Botërore (BB) parashikon që ekonomia globale do të rritet me 3.1 për qind në vitin 2018 pasi viti 2017 ishte shumë më i fortë se që pritej, meqë është duke vazhduar rimëkëmbja në fushën e investimeve, prodhimit dhe tregtisë dhe ekonomitë eksportuese në zhvillim janë duke përfituar nga stabilizimi e çmimeve të mallrave.
Megjithatë, kjo në masë të madhe shihet si një rritje afatshkurtër. Në një periudhë afatgjatë, ngadalësimi i rritjes potenciale – masë kjo që tregon se me çfarë shpejtësie një ekonomi mund të zhvillohet kur fuqia punëtore dhe kapitali shfrytëzohen në mënyrë të plotë – rrezikon përfitimet në përmirësimin e standardit të jetesës dhe në uljen e varfërisë në botë, paralajmëron Banka Botërore në raporti e saj mbi Perspektivat Ekonomike Globale 2018 të publikuar në janar.
Rritja në ekonomitë e përparuara pritet të jetë pak më e moderuar me 2.2 për qind në vitin 2018, pasi që bankat qendrore gradualisht dalin nga situata e akomodimit pas krizës dhe pasi që nivelohet trendi i rritjes së investimeve.
Rritja në tregjet e sapodala dhe në ekonomitë në zhvillim në tërësi parashikohet të rritet në 4.5 për qind në vitin 2018, pasi që aktiviteti i eksportuesve të mallrave vazhdon të rimëkëmbet.
Në Evropë dhe Azinë Qendrore rritja në këtë rajon parashikohet të bie në 2.9 për qind në vitin 2018 nga 3.7 për qind sa ishte parashikuar në vitin 2017.
Rusia pritet të ketë rritje prej 1.7 për qind në vitin 2018, e pandryshuar nga shkalla e rritjes e vlerësuar në vitin 2017. Turqia parashikohet të ketë rënie në 3.5 për qind këtë vit nga 6.7 për qind në vitin që sapo përfundoi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama