LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup vazhdon pastrimi i rrugëve dhe sipërfaqeve të gjelbërta si pjesë e masave kundër ndotjes së ajrit

Në Shkup vazhdon pastrimi i rrugëve dhe sipërfaqeve të gjelbërta si pjesë e masave kundër ndotjes së ajrit

Nga Qyteti i Shkupit sot informuan se do të relizohet aksion për pastrimin e qytetit, si larja e rrugëve për largimin e pluhurit të shtresuar në to dhe pastrimi i sipërfaqeve të gjelbërta publike në komunat Çair, Shuto Orizare dhe Butel si pjesë e masave për uljen e ndotjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vazhdojmë me zbatimin e masave të jashtëzakonshme për uljen e ndotjes së ajrit. Pluhuri i shtresuar nëpër rrugët e qytetit është njëri nga shkaktarët e ndotjes. Vitin e kaluar u organizua aksion për pastrimin e Shkupit dhe u larguan 3.000 metra kub mbeturina. Synojmë që ky pastrim të kalojë në një praktikë të rregullt, me të cilën rrugët në Shkup do të jenë çdoherë të pastra”, tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Ai poashtu i ftoi qytetarët të jenë më të përfshirë në luftën kundër ndotjes së ajrit në çdo mënyrë të mundshme dhe theksoi se asnjëra nga masat e caktuara vetë nuk e zgjidh problemin, por me më shumë masa të tilla dhe kyçje më aktive të qytetarëve dhe institucioneve bashkë, problemi i ndotjes së ajrit mund të zgjidhet./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

Shëndetësi
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore

Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore

Lajme
Aksidenti mes trenit dhe veturës në Pejë, vdes gruaja që kishte pësuar lëndime

Aksidenti mes trenit dhe veturës në Pejë, vdes gruaja që kishte pësuar lëndime

Kronika e Zezë
Deputetja e LVV-së: Asociacioni nuk sjell normalizim, duhet nënshkruar marrëveshjen e Brukselit

Deputetja e LVV-së: Asociacioni nuk sjell normalizim, duhet nënshkruar marrëveshjen e Brukselit

Lajme
Detaje nga rrahja në Ranillug ku u përfshi një zyrtar policor

Detaje nga rrahja në Ranillug ku u përfshi një zyrtar policor

Kronika e Zezë
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori