LAJMI I FUNDIT:

I mbyll në dhomë dy fëmijët, të tretit i shkakton lëndime

I mbyll në dhomë dy fëmijët, të tretit i shkakton lëndime

Një ankuese e komunitetit ashali ka raportuar se ish bashkëshorti i saj, ka shkuar në banesën e saj derisa ankuesja nuk ishte në shtëpi.

I dyshuari i kishte mbyllur në një dhomë dy fëmijët të moshës  8 dhe 6 vjeçar, ndërsa fëmijës tjetër 4 vjeçar, i ka shkaktuar lëndime trupore në të  dy duart.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Rasti ka ndodhur në “Hajvali” në Prishtinë pasditen e djeshme, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.


Foto: Ilustrim