Rritja e pagës minimale në Kosovë e propozuar nga Këshilli Ekonomik Social (KES), ka hasur në kundërshtim nga disa përfaqësues të bizneseve në Kosovë. Paga minimale në Kosovë e cila sipas një vendimi të vitit 2011 të Qeverisë së Kosovës vazhdon të jetë 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç, është propozuar të rritet në 250 euro.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë po kundërshton rritjen e pagës minimale, pasi që sipas tyre, paga minimale në vlerë prej 250 eurosh mund të ndikojë në përkeqësimin e mëtejmë të prospekteve të punësimit si dhe në rritjen e informalitetit në punësim.
Fuqia e lirë punëtore, sipas një komunikate për media të Odës Ekonomike Amerikane thuhet “se është një ndër faktorët kryesorë që ndikon jo vetëm në konkurrueshmërinë e bizneseve, por edhe në përpjekjet e Kosovës për të tërhequr investime të huaja direkte”.
Kosova krahasuar me vendet e rajonit, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka pagën minimale më të ulëtën në rajon.
Kundërshtimin e pagës minimale nga bizneset, eksperti i çështjeve ekonomike Naim Gashi e konsideron të paarsyeshme. Sipas tij, 250 euro është minimumi i një page, pasi që siç thotë ai, edhe ashtu me një pagë të tillë është shumë vështirë të përmbushen nevojat e një familje.
“Sa i përket të punësuarve në sektorin privat në Kosovë pjesa dërmuese e tyre marrin paga jashtëzakonisht të ulëta të cilat janë nën standardin e jetës së qytetarëve. Nëse e marrim pagën minimale 175 çfarë po pretendojnë bizneset në Kosovë është e pamjaftueshme që një familje kosovare të mund të mbijetojë”, thotë Gashi.
Ndërkohë, Albert Sinani një qytetar nga Prishtina, thotë se ka një pagë prej 250 euro, sa është propozuar të jetë paga minimale. Por, ai e konsideron këtë pagë të pamjaftueshme për të përmbushur nevojat e familjes.
“Punoj në një kompani private, rroga ime është 250 euro. Jemi katër anëtarë të familjes, është rrogë e ulët për të mbuluar shpenzimet ushqimore, në veçanti shpenzimet komunale që nuk arrijmë t’i mbulojmë. Është problem t’ia dalësh më këtë pagë deri në fund të muajit”, thotë Sinani.
Ndërkohë, çmimet e konsumit në Kosovë, viteve të fundit kanë shënuar rritje të vazhdueshme.
Në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve, thuhet se shkalla e inflacionit e matur në muajin nëntor 2017 me muajin nëntor 2016 ishte 0.9 për qind.
Kurse faktorë të cilët janë përmendur se mund të shkaktohen nga rritja e pagës minimale, sipas përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës e cila është anëtare e Këshillit Ekonomik Social, tashmë janë analizuar.
Sekretari i Odës Ekonomike të Kosovës, Parim Bajrami tha për Radion Evropa e Lirë se paga minimale prej 250 euro nuk mund të ketë ndikim në përkeqësimin e punësimit apo rënien e investimeve të huaja.
“Po thuhet se kjo pagë minimale prej 250 euro do të ndikon në informalitet në punësim, por nëse nisemi nga kjo, atëherë paga më e ulët minimale në rajon ka qenë në Kosovë dhe përkundër kësaj page, prapë se prapë shkalla e papunësisë dhe informaliteti ka qenë më i larti. Po ashtu, edhe tek investimet e huaja jemi gati të fundit në rajon”, tha Bajrami.
Papunësia në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare është mbi 30 për qind.
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për vitin 2016, tregojnë se konsumi për ekonomi familjare, ka qenë 7.539 euro, kurse për kokë banori 1460 euro.
Pjesa më e madhe e këtyre mjeteve janë shpenzuar për ushqim dhe banim. Kurse shporta mujore e një qytetari në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare, llogaritet të jetë 115 euro. /Rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë
Nurboja: BQK realizoi 27 milionë euro profit gjatë vitit 2023
Një platformë që çdo prind duhet ta dijë: BrainHero.ai sjell botën e përrallave në shtëpinë tuaj!
Nga shkoi topi se vëmendjen e pata tek smoki?!
Profesionet më të kërkuara në tregun global ofrohen në UBT
Google Wallet tani në dispozicion për bartësit e kartelave në Kosovë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë