LAJMI I FUNDIT:

Kadriu: Bujanoci po spastrohet etnikisht (Video)

Kadriu: Bujanoci po spastrohet etnikisht (Video)

Kushtrim Kadriu nga Lëvizja Vatra thotë se fatkeqësi e madhe është që as Shqipëria e as Kosova nuk po bëjnë për qytetarët e Kosovës Lindor dhe kjo po i kontribuon edhe pastrimit etnik që po synon Serbia.

Kadriu duke folur në “InfoBox” në RTV Dukagjini, insiston se si aspekt pozitiv, do të ishte tërheqja e paraleles mes Veriut të Kosovës me Kosovën Lindore. “Kjo nuk po ndodh, madje asnjëherë nuk është përmend çështja e Luginës në bisedimet e Brukselit”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Ai edhe një herë ngriti problemin e shtetësisë, duke thënë se si të dëbuar nga Serbia, nuk mund të nxjerrin dokumente nga ky shtet, ashtu siç kërkojnë institucionet e Kosovës. /RTV D/Telegrafi/