Fshatrat zbrazen në Maqedoni, të rinjët marrin rrugën e kurbetit (Video)
Bënë selfien e fundit para se të marrin rrugën e gurbetit.
Mbi 15 të rinj nga fshati Kopanicë, në komunën e Sarajit, mbrëmë braktisën fshatin e tyre për të udhëtuar drejt Evropës, siç thonë, për një jetë më të mirë.
Bashkëfshatarët e tyre thonë se të rinjtë po ikin pasi nuk po gjejnë punë dh perspektivë këtu në Maqedoni.
“Mund të them që të rinjtë mezi presin të dalin, ose të martohen ose të gjejnë ndonjë rrugë për tu larguar. Nuk shoh perspektivë këtu, dal ndonjë herë nga këto çajtoret, magjistër është rojtar i rrymës elektrike, kjo është turp për një njeri të shkolluar mos mund ti gjejnë një vend pune. Mbrëmë duke biseduar, nuk e di rasti se si është 10-15 apo 20 persona udhëtuan drejt Sllovakisë”, tha Avdil Vaid Ademi, Mërgimtarë.
Imami i fshatit Kopanicë thotë se të rinjtë nuk duhet të largohen dhe duhet të japin kontributin e tyre në fshatin e tyre.
“Ajo është e vërtet por shkaqet pse po largohen secili mendon për një jetë më të mirë. – Por tani edhe atje është bërë vështirë ne kemi gurbetëqar që kanë treguar që ka qenë më mirë me përpara. Tani nuk është sikur ka qenë më herët, por tani të rinjtë mund të manipulohen nga dikush, ose u ofrojnë për diçka për një jetë më të mirë, kjo është me të vërtet një tmerr që po largohen rinia. Duhet të gjejnë vend pune dhe të punojnë në vendlindjen e vet dhe të japin kontributin në fshatrat e tyre”, u shpreh Ahmet Qilafi, Imam i Xhamisë në Kopanicë.
Shkalla e emigrimit të qytetarëve të Maqedonisë përfshirë emigracionin e rregullt dhe emigracionin ilegal, vazhdon të jetë i lartë, ndonëse jo në shifra alarmante. Nga Enti shtetëror për Statistika, në bazë të të dhënave, për periudhën 2012-2016 bëhet e ditur se Maqedonia vazhdon të ketë shkallë të mesme të emigrimit, me një mesatare prej 4222 qytetarësh. Nga Maqedonia vetëm vitin e kaluar janë larguar 440 persona, thonë statistikat. Në vitin 2015 nga Maqedonia kanë ikur 767 persona, në 2014-ën 740, në vitin 2013 janë zhvendosur 945 persona, kurse në 2012-ën vendin e kanë braktisur 1.330./TV21/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hoxhaj – Kurtit: E nënshkrova marrëveshjen SOFA me SHBA-në para 12 vitesh, kur ti gjuaje me gurë institucionet
Sot dhe nesër regjim i veçantë komunikacioni në Shkup
Konfiskohen armë si dhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave, arrestohet një person në veri të Mitrovicës
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës