LAJMI I FUNDIT:

Oprah merr gjithë vëmendjen në Golden Globes, i kërkojnë të kandidojë për presidente (Video)

Oprah merr gjithë vëmendjen në Golden Globes, i kërkojnë të kandidojë për presidente (Video)
(Foto: Getty Images)

Oprah Winfrey ka rrëmbyer gjithë vëmendjen në ceremoninë  e ndarjes së çmimeve, Golden Globes, që u zhvillua të dielën mbrëma na Los Angeles.

Fjalimi i moderatores së famshme është pëlqyer shumë, saqë shumëkush i ka sugjeruar që të kandidojë për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


(Foto: Getty Images)

Përveç përdoruesve të rrjeteve sociale, edhe shumë personazhe të njohura i kanë kërkuar 63-vjeçares që ta mendojë seriozisht kandidaturën për Shtëpinë e Bardhë.

'Golden Globes 2018', lista e plotë e fituesve
Lexo po ashtu 'Golden Globes 2018', lista e plotë e fituesve

Winfrey e pranoi çmimin ‘Cecil B. DeMille’ dhe me këtë rast mbajti një fjalim duke u thënë femrave të reja se një ditë e re është në horizont.

“Dua që sonte të shpreh mirënjohje për të gjitha femrat që kanë duruar vite abuzimi dhe sulmi, sepse ato, njësoj si nëna ime, kanë pasur fëmijë për të ushqyer dhe fatura për të paguar dhe ëndrra për të ndjekur”, është shprehur ajo.

(Foto: Getty Images)

Oprah ka thënë se për fjalimin e saj është frymëzuar nga të gjitha femrat që janë ndier aq të fuqishme saqë kanë dalë hapur për çështjen e abuzimeve seksuale dhe kanë folur për përjetimet e tyre.

Ajo ka kujtuar tregimin e Recy Taylor, një femre me ngjyrë, e cila në vitin 1944 ishte përdhunuar nga gjashtë meshkuj dhe askush nuk ishte dënuar.

Deklaratat e Winfreyt u pritën me entuziazëm dhe duartrokitje nga elita e Hollywoodit dhe me brohoritje që mbështesnin fjalët e saj.

“Dua që të gjitha femrat që po na shikojnë tash, ta dinë se një ditë e re është në horizont! Dhe kur ajo ditë të agojë, do të jetë për shkak të shumë femrave të mrekullueshme, shumë prej tyre janë këtu në këtë dhomë sonte, dhe disa meshkuj fenomenalë që luftojnë për të na çuar atje ku askush nuk do të duhet të thotë më kurrë: ‘Edhe unë'”, ishin fjalët e Oprah. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Donaldi të ka shkruar një letër" - Einxhel Shkira befason me praninë në emisionin e Bora Zemanit

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori