LAJMI I FUNDIT:

Shefi i ushtrisë serbe thotë se janë paralajmëruar nga KFOR-i për mundësinë e trazirave në Kosovë

Shefi i ushtrisë serbe thotë se janë paralajmëruar nga KFOR-i për mundësinë e trazirave në Kosovë
6.10.2016. General Ljubissa Dikovich naccelnik Generalsstaba Vojske Srbije;dikovich; ljubissa;general;vojska Foto:ANDJELKO VASILJEVIC

Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Lubisha Dikoviq, ka thënë se Komandanti i KFOR-it i ka dhënë informacione se mund të ketë trazira në kufirin me Kosovë.

Ai ka thënë se KFOR-i i ka marrë të gjitha masat që mos të ndodh një paralajmërim i tillë.


“Është me rëndësi të potencohet se shkëmbimi i informacioneve me KFOR’in, si subjekt i sigurisë përgjegjës për paqen në krahinën jugore serbe, është i përditshëm. Të premten kam folur me Komandantin e KFOR’it dhe kam marrë informacione të caktuara që në zonën tokësore të sigurisë mund të cenohet siguria sikurse edhe brenda territotit të Kosovës dhe Metohisë”, ka thënë Divkoviq, ratporton televizoni publik serb, RTS, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, tash për tash gjendja në kufirin me Kosovë është stabile.

“Për fat të mirë tani gjithçka është qetë dhe situatë stabile dhe jam i sigurt se KFOR-i i ka marrë të gjitha masat dhe kështu do të mbetet”, ka thënë Dikoviq.

Dicoviq bashkë me Ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin, kanë vizituar Bujanovcin.

Vulin ka thënë se informacionet për mundësinë e trazirave në kufi me Serbinë i kanë marrë nga KFOR-i çek.

Sidoqoftë, në Kosovë s’ka pasur asnjë njoftim prej KFOR-it për mundësinë e trazirave në kufirin me Serbinë.

As Policia e Kosovës s’ka dhënë ndonjë informatë për një mundësi të tillë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori