LAJMI I FUNDIT:

Andoni: Kurti krijoi kultin e individit – është figurë e pazëvendësueshme në VV

Andoni: Kurti krijoi kultin e individit – është figurë e pazëvendësueshme në VV

Figura e Albin Kurtit është e pazëvendësueshme në Lëvizjen Vetëvendosje.

Kështu mendon analisti Ben Andoni, i cili i ftuar në studion e lajmeve të Ora News, tha se Albin Kurti arriti që të krijonte kultin e individit siç kanë bërë pothuajse të gjitha partitë e majta në Evropë.

Megjithatë, Andoni mendon se Kurti është një prej politikanëve me idetë më të qarta në Kosovë, Maqedoni, e madje edhe Shqipëri.


“Personalisht e njoh Albinin që në momentet e para kur është liruar nga burgu në Beograd. Është personazh i cili është më i qartë politikisht dhe ideologjikisht për gjërat që kumton, askush nga elementët politikë shqiptarë qoftë në Kosovë, Maqedoni, e përjashtojmë Malin e Zi sepse formimi politik le shumë për të dëshiruar, por kam përshtypjen edhe në Shqipëri që ka pjekuri më të madhe politike nuk i afrohet në mënyrën sesi ai artikulon idetë e veta. Problemi i madh i Albin Kurtit është që të gjithë këtë posturë të madhe duhet ta shtrinte në mënyrë më demokratike. Por mesa duket edhe tek Albin Kurti kanë zënë rrënjë ato elementët e parë të cilat kanë qenë edhe në grupimet e majta, të partive në Evropë. Partitë e majta kanë një lloj inercie të kultit, sado që e kanë përjashtuar komplet, vazhdimisht e anatemojnë kultin. Partitë e majta janë të destinuar që të krijojnë kulte. Kemi rastin tonë të Shqipërisë, ku individët kryesore që kanë qenë të partitë e majta qoftë Nano, qoftë Rama synojnë kultin e individit që janë gati të pazëvendësueshëm. Këtë arriti të bënte edhe zoti Kurti”, tha ai.

Ndërkaq, për Visar Ymerin, Andoni tha se ky i fundit, në krye të VV nuk arriti dot që të zëvendësonte figurën e Albin Kurtit.

“Nuk mund të ketë kandidaturë me potente se Albin Kurti në VV. Madje një nga gabimet më të mëdha të VV ishte ai dualiteti që u krijua. Visar Ymeri asnjëherë nuk e zëvendësoi dot figurën e Albin Kurtit. VV nuk duhet ta bënte këtë lloj rokade që la shumë për të dëshiruar. Sado që Visari ishte përballë elementit politik dhe ai prezantohej si kryetari, të gjithë VV e identifikonin me Albin Kurtin”, ka theksuar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori