Në intervistë ekskluzive për “Nezavisen Vesnik” Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani komenton zërat e fundit për kyçjen e mundshme të PDSH-së në qeverinë BDI – LSDM. Osmani nuk përjashton mundësinë që Menduh Thaçi me partinë e tij të bëhet pjesë e strukturës qeveritare, njëkohësisht duke theksuar se dora e qeverisë është e shtrirë jo vetëm për PDSH-në, por për të gjitha partitë që janë të gatshme të japin kontributin e tyre drejt proceseve tejet të rëndësishme reformatore për Maqedoninë.
“Në princip qeveria punon për zgjerim, për stabilitet politik, por jo vetëm për të krijuar shumicë më të madhe por edhe për të krijuar konsenzus për reformat. Tani ne kërkojmë bashkëpunim me partitë politike edhe me ata që ndoshta nuk do të jenë pjesë e Qeverisë. Kërkojmë bashkëpunim sepse këto reforma kanë nevojë për mbështetje më të madhe, bile ne kemi dërguar ftesa edhe deri tek OBRM-PDUKM-ja dhe opozitës në përgjithësi. Tani me PDSH-në për momentin nuk ka diçka konkrete, por natyrisht nëse vlerësohen se mund të gjinden pika të përbashkëta për mbështetje të punës së qeverisë së reformave, dera është e hapur”, tha Osmani.
Për sa i përket shumicës së dobët parlamentare dhe problemit me kuorimin gjatë votimit të ligjeve, Osmani tha se partitë politike duhet të jenë të vigjilentë për periudhën dhe mundësinë historike që ka Maqedonia para saj dhe se i njejti moment pozitivsht do të reflektojë mbi partitë politike duke rikthyer opozitën në Kuvend dhe kyçjes së saj në proceset e reformave.
“Tani shumica parlamentare është stabile, pak e ngushtë dhe ajo i kufizon deputetët në lëvizjes sepse dihet që deputetët kanë agjendat e tyre jashtë Kuvendit. Tani kjo situatë pak e kufizon lëvizjen e tyre mirëpo ne shpresojmë se opozita pas Kongresit të tyre do të kthehet në Kuvend dhe do të bëhet pjesë e procesit. Këto gjashtë muaj janë historike në 25 vitet e fundit dhe nuk guxojmë të lejojmë që agjendat partiake politike të pengojnë këtë proces, kështuqë jemi optimist se opozita do të rikthehet dhe kjo do ta relakson çështjen e numrave por edhe qeveria të merr stabilitet më të madh përshkak se është qeveri reformatore që pritet të bjer rezultate konkrete këtë vit.” sqaroi Osmani.
Rreth zërave që flasin se përshkak të bojkotit dhe mungesën e mundshme të votave të opozitës mund të dështojë pjesa e Planit ambicioz qeveritar 3-6-9 që kanë të bëjnë me reformat esenciale, më saktësisht për gjyqësorin, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani shprehet i bindur se konsenzusi me ndihmën e faktorit ndërkombëtar do të arrihet dhe se nuk ka hapësirë për dyshim.
“Realisht 1/3 e ligjeve votohet me shumicë të kualifikuar ose 2/3. Mungesa ose mosmbështetja e opozitës do i pamundëson votimin e atyre ligjeve. Por ne tani jemi të fokusuar ti kalojmë të gjitha instancat qeveritare, pastaj kur do të vjen momenti për ti votuar në Parlament atëher besoj që do të reflektojnë edhe te opozita por edhe komuniteti ndërkombëtar i cili do të tregon se sa është e rëndësishme që të arrihet ky konsenzus tash në këtë periudhë”, deklaroi Osmani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj