Drejtori menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, i cili një javë më parë ishte viktimë e rrahjes nga ana e dy policëve të Policisë së Kosovës në qendër të kryeqytetit, beson se Inspektorati Policor i Kosovës në krye me drejtorin Hilmi Mehmetin po e mbrojnë me çdo kusht Drejtorin e Krimeve Ekonomike, Nazim Sahitin, duke mos e suspenduar nga pozita e tij, deri në përfundim të hetimeve.
Ai madje beson se ky i fundit e ka fuqinë të ndërhyjë në fshehjen e fakteve dhe devijimin e rastit të tij të ndodhur të shtunën e fundit të 2017-ës kur polici Avni Berisha tash i suspenduar dhe Nazim Sahiti, e sulmuan atë në afërsi të një kafeneje në vendin e njohur si “kafet e vogla” në Prishtinë.
Këto shqetësime Mustafa ia ka përcjell përmes një letre edhe Ministrit të brendshëm Flamur Sefajt, por që ende nuk ka marr ndonjë përgjigje nga ana e tij.
I shqetësuar për sigurinë e tij dhe familjes, një javë pas sulmit ndaj tij, Agron Mustafa të enjten i ka nisur një letër Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefajt, duke i kërkuar që përmes autoritetit të tij të veproj urgjentisht mbi Inspektoratin Policor të Kosovës në parandalimin e tentim-devijimit të rastit si dhe fshehjes së fakteve relevante për rastin.
“Për mua është shqetësuese kur lexoj në media dhe dëgjoj nga dashamirë të shumtë që më kanë telefonuar pas sulmit ndaj meje, që Kryeshefi i IPK-së është njeri i afërt i Nazim Sahitit. Për mua është shumë e qartë se pse personi i dytë që asistoi direkt në sulmin fizik ndaj meje, trajtohet në cilësinë e dëshmitarit e jo si i dyshuar! Nuk shoh as edhe një arsye tjetër, përveç ndikimit të drejtpërdrejt të shefit të IPK-së në tentim devijimin e hetimeve dhe fshehjes së dëshmive, me të vetmin qëllim për të amnistuar njërin nga sulmuesit ndaj meje”, thuhet ndër të tjera në letrën që e ka siguruar Gazeta Express.
Inspektorati Policor i Kosovës menjëherë pas ngjarjes, njoftoi se ka suspenduar policin Avni Berisha, i cili siç shihej edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë së lokaleve përreth, kishte goditur me grushte Mustafën. Por IPK’ja tash e një javë është duke e amnistuar të përfshirin tjetër në këtë rast, Nazim Sahitin, qw po ashtu kishte marr pjesë në rrahje, duke mos i shqiptuar asnjë masë disiplinore.
Mustafa në letrën e tij për Ministrin e Brendshëm thotë të jetë ndjerë i cenuar dhe i rrezikuar ditën kur kishte dhënë deklaratën në ambientet e stacionit policor “Qendra”, nga prania e madhe e policëve në rroba civile të antikrimit si dhe të hetimit të krimeve ekonomike, ndonëse ishte ditë e shtune, një ditë para natës së vitit të ri.
“E gjitha kjo më len të kuptoj që prania aq e lartë e policëve at ditë në stacionin policor “Qendra”, ka mundur të jetë me të vetmin qëllim të eliminimit të dëshmive të ndryshme për të cilat edhe u shkrua atë dite, si dhe për te shtuar presionin ndaj të gjithë atyre që merreshin me hetimin e rastit, duke mos anashkaluar edhe prokuroren kujdestare, e cila së pari takoi dy zyrtarët policorë në praninë e inspektorëve të IPKsë, për të cilët unë isha ankuar”, thuhet më tej në letër.
Në një prononcim për Gazetën Express, Mustafa ka thënë se beson fuqishëm se ka prova të mjaftueshme që Sahiti jo vetëm të suspendohet, por edhe të arrestohet për sulmin ndaj tij.
“Jo që mendoj, po jam i bindur që ai është duke ndikuar, sepse në të kundërtën ai do të duhej të ishte së paku i suspenduar së bashku me partnerin i tij. A nuk flet kjo mjaft?! Kjo mu më len të kuptoj për presionet e shumta që me siguri do ti kem në ditët, javët dhe muajt në vazhdim nga Nazim Sahiti dhe koleget e tij”, ka thënë Mustafa.
“Të them te drejtën, me ju thanë se jam i habitur që nuk është suspenduar ende, gënjej! Sepse s’po habitem me asgjë në lidhje me këtë rast. Nazim Sahiti, në të njëjtën makinë me Tarkanin, del nga makina dhe e grushton personin qe ishte me mua duke e rrezuar për toke, mua më shtrëngon mbrapa, më shtynë dhe më shan me fjalët ma të rënda, jep deklarata të rrejshme në publik, në kundërshtim të plotë me misionin dhe detyrat e policit, një javë pas sulmit, ai ende gjendet ne polici ne detyrën e vet!!! Sulmohet drejtori i Telekomit të Kosovës në pikë të ditës nga të dytë, midis qendrës së Prishtinës, ai ende vazhdon thuajse s’ka ndodhur gjë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se pret nga Ministri Sefaj të ndërmerr masat adekuate ndaj të gjithë të përfshirëve në rastin e tij, të cilët nuk kanë zbatuar me korrektësi detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. /Express/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë