Krijuesit e logos së 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës kanë reaguar lidhur me pretendimet e disa dizajnerëve grafik se kjo logo është plagjiat.
Ata kanë thënë se përkundër ngjashmërisë në shprehjen vizuale, asnjë element grafik, qasje apo edhe mënyrë e ekzekutimit nuk është e njëjtë në mes këtyre dy logove, pra logos së një kompanie turistike gjermane dhe logos së 10 vjetorit të pavarësisë.
Reagimi i plotë:
Ne, krijuesit e logos së 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Arbër Racaj dhe Egzon Çaka, fitues të konkursit publik për hartimin e logos së 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, sot padrejtësisht jemi sulmuar nga konkurrentë tanë gjoja logoja e krijuar nga ne ishte plagjiaturë.
Duke e marrë me shqetësim këtë qasje tendencioze, pa u pyetur nga askush, gjithashtu jemi “shpallur” nga shumica e medieve vendore edhe si kopjues të një logoje të një kompanie gjermane.
Përkundër ngjashmërisë në shprehjen vizuale, asnjë element grafik, qasje apo edhe mënyrë e ekzekutimit nuk është e njëjtë në mes këtyre dy logove.
Forma e hapjes së duarve, ngjashmëria e vetme rastësore, e cila në rastin tonë ndërlidhet me 10 gishtat – 10 vjetorin e shtetësisë, nuk është shpikur as në Kosovë, as në Gjermani dhe as nuk është e patentuar nga askush dhe vetë forma abstrakte e gishtave shpjegon që ne kemi dashur që të përçojmë sa më shumë mesazhin festiv të këtij viti jubilar.
Pozicionimi i kahjes apo kjo koincidencë nuk do ishte e tillë, as për ne dhe besojmë për asnjë dizajnerë, sikur të ishte e kopjuar.
Ne jemi krenarë që inspirimi dhe argumentimi i arsyeshmërisë së kësaj zgjidhjeje vizuale, hiç më larg se dje, ishte publikuar në media nga vetë zyrtarët shtetëror dhe kjo gjë konfirmon qasjen tonë autentike në krijimin e kësaj logoje.
Pasi që ende nuk jemi kompenzuar nga ana e Këshillit Organizativ për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë, ndonëse dje në media duke u lexuar konkursi i hapur publik nga ana e gazetares, në mungesë të informacioneve la të nënkuptohej se jemi paguar, për shkak të rëndësisë së këtij viti jubile për shtetin tonë, ne ia lëmë Këshillit Organizativ vendimin final për t’i dhënë përgjigje shqetësimeve padrejtësisht të ngritura.
Si krijues të kësaj logoje, ne e ndjejmë obligim moral dhe profesional, që t’ua dëshmojmë të gjithë qytetarëve autenticitetin e punës sonë. Prandaj, duke shpresuar në mirëkuptim tuaj, dëshmitë e punës sonë përmes së cilës kemi ardhur deri te versioni final i logos, po ua dërgojmë edhe juve.
Ju falënderojmë për korrektësinë dhe mirëkuptimin!
Me respekt.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=9&v=CUnPgSLugss
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025