LAJMI I FUNDIT:

Paul Sorvino: Më mirë mos të më dal përpara Harvey Weinstein

Paul Sorvino: Më mirë mos të më dal përpara Harvey Weinstein

Harvey Weinstein do të ishte më mirë që kurrë mos të mos hasë në Paul Sorvino.

Babai i aktores Mira Sorvino, në karrierën e së cilës ndikoi shumë regjisori Weinstein, i tha revistës amerikane TMZ-së se nuk do të mund ta kontrollonte veten po ta takonte Harveyn.


“Ai le të shkojë në burg. Ai është bir kudre. Më mirë të shkoj, sepse po e takova, do ta vrisja “, tha ai.

Sorvino, i cili ishte është i njohur si aktor dhe solist i operave, tha se kurrë nuk i ka shkuar ndërmend se Weinstein e kishte mbajtur qëllimisht larg projekteve të mëdha Mirën, të cilat role ishin të dedikuar për të bijën e tij.

“Nëse do ta dija më herët, ai nuk do të ecte tani. Vajza ime është një person i mrekullueshëm, një personalitete e guximshme dhe e pabesueshme. Nuk e meritonte trajtimin e tillë prej tij. Por, drejtësia do të vijë. Ai do të vdesë në burg, dhe nëse jo, atëherë unë kam lajme të këqija për të. Dua të them, do ta bëja, asgjë të tmerrshme”, tha ai me ironi në kamera.

Përndryshe, gjithçka u zbulua kur regjisori Peter Jackson në dhjetor të vitit të kaluar zbuloi se Weinstein i kishte kërkuar që Miras mos t’i jepte rol në trilogjinë “Lord of the Rings”.

Ndryshe, Weinstein është akuzuar kohët e fundit për ngacmime seksuale nga ana e aktoreve duke përfshirë edhe Angelina Jolien dhe Gwyneth Paltrow. /Telegrafi/