Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural së bashku me UNICEF-in dhe me të gjitha institucionet tjera vendore do të vazhdojnë bashkëpunimin për të ndikuar në implementimin e Ligjit për Pasurimin e Miellit. Krahas kësaj, udhëheqësit e këtyre institucioneve kanë kërkuar po ashtu kontroll më të shtuar nga inspektorët në zbatueshmërinë e këtij ligji, që sipas tij mielli i prodhuar në Kosovë, por edhe i importuar duhet të përmbajë sasitë e duhura të acidit folik dhe hekurit.
Kështu është thënë sot në takimin e zëvendësministrave të MBPZHR-së, Vesel Krasniqi dhe Isni Kilaj me përfaqësuesit e UNICEF-it në Kosovë, kryeshefin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, si dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, Shoqatës së Mullisëve dhe kryetarin e OJQ Konsumatori, institucione këto përgjegjëse për zbatimin e ligjit.
Me këtë rast, zëvendësministri i Bujqësisë, Isni Kilaj, tha se ministria do të ofrojë gjithë mbështetjen e saj institucioneve tjera përgjegjëse, që të ndikojnë që mielli që prodhohet në vend dhe ai që importohet të jetë i pasuruar me acid folik dhe hekur, ashtu siç e kërkon edhe ligji, i cili është miratuar vite më parë. Ai tha se do të ofrojnë mbështetjen e tyre, që në të ardhmen të mos paraqiten probleme në zbatimin e këtij ligji.
Po ashtu, edhe zëvendësministri Vesel Krasniqi, duke theksuar rëndësinë që e ka zbatimi i këtij ligji në shëndetin e popullatës, ka bërë thirrje të gjithë partnerëve relevantë vendor e ndërkombëtar që të kontribuojnë në zbatimin e këtij ligji bashkërisht.
Ndërkaq, Agron Gashi, përfaqësues i UNICEF-it në Kosovë, ka treguar disa të dhëna rreth implementimit të këtij ligji, që sipas tij ato tregojnë se duhet ende për t’u bërë në këtë drejtim dhe shtoi se si organizatë janë të gatshëm të ndihmojnë edhe më tutje në këtë proces, në bashkëpunim me MBPZHR-në, por edhe prodhuesit vendorë.
Ndryshe, Kosova është në mesin e 75 shteteve, të cilat e kanë pasuruar miellin me acid folik dhe hekur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City