LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet analiza “Vlerësimi i 100 ditëve të para të Qeverisë Haradinaj”

Prezantohet analiza “Vlerësimi i 100 ditëve të para të Qeverisë Haradinaj”

Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore, sot prezantojnë analizën “Vlerësimi i 100 ditëve të para të Qeverisë Haradinaj”.

Duke marrë parasysh që Qeveria Haradinaj ka kaluar 100 ditëshin e qeverisjes, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, së bashku me Institutin GAP dhe Institutin për Politika Zhvillimore INDEP, përmes një analize politikash kanë vlerësuar performancën e kësaj Qeverie.

Kjo analizë  është e bazuar në katër shtylla kryesore të politikave qeverisëse. Së pari analizon vendimet e Qeverisë të ndërmarra gjatë 100 ditëve dhe përmbajtjen e tyre.


Së dyti ofrohet një analizë të hollësishme të programit legjislativ, më saktësisht projektligjet e procesuara, të miratuara dhe nismat e reja legjislative.

Së treti pasqyron zhvillimet dhe sfidat kryesore të diplomacisë Kosovare, duke u fokusuar në njohjet e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Së fundmi, analiza përqendrohet në nivelin e transparencës që Qeveria ka reflektuar gjatë 100 ditëshit të qeverisjes.