LAJMI I FUNDIT:

Familja e mjekes së ndjerë Elka Masin e pakënaqur nga hetimi, do të kërkojnë hetim plotësues

Familja e mjekes së ndjerë Elka Masin e pakënaqur nga hetimi, do të kërkojnë hetim plotësues

Familja e mjekes së ndjerë, Elka Masin nuk është e kënaqur me hetimin e Prokurorisv Themelore Publike dhe do të kërkojë hetim plotësues. Këtë për Tv Nova e konfirmoi motra e saj, e cila tha se janë shumë të shqetësuar nga rezultati i hetimit.

PTHP: Mjekja Elka Masin është vetëvrarë, nuk ka shenja të dhunës
Lexo po ashtu PTHP: Mjekja Elka Masin është vetëvrarë, nuk ka shenja të dhunës

“Jemi skajshmërisht të pakënaqur me hetimin. PTHP duhej që në fillim të na informojë neve, si familje e të ndjerës. Askush deri tani nuk na ka ftuar, as nga MPB, as nga PTHP. Në biseda informative ishte ftuar vetëm bashkëshorti. Kur parashtronim pyetje, na u tha që rasti është shumë i komplikuar, ka dyshim për vetëvrasje, por më shumë duket si vrasje.”, tha Marija Dimitrovska MAsin, motër e mjekes së ndjerë, Elka Masin.


Ajo thotë se gjithçka në lidhje me vdekjen e motrës së saj është shumë misterioze dhe tërë hetimi është kryer në mënyrë të keqe dhe të çuditshme./Telegrafi/